Jostabiliteti politik në vend, pritet të sjellë edhe më shumë rënie të investimeve të huaja. Kështu vlerëson drejtori i Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë-KIESA, Besian Mustafa.
Edhe analistët theksojnë se, nëse vazhdon kështu, ekonomia e Kosovës do të varfërohet dhe më shumë
Jostabiliteti politik në këto vitet e fundit, që po pason edhe gjatë këtij viti, pritet të rezultojë me trendin e uljeve të investimeve huaja direkte në Kosovë. Drejtori i drejtori i Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë-KIESA, Besian Mustafa, thotë për Radio Kosovën se imazhet politike të periudhave të fundit, nuk mund t’i ofrojnë siguri atyre që duan të investojnë në Kosovë.
“Në katër mujorin e parë të këtij viti, investimet e huaja direkte kanë shënuar 90.4 milion, e që krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar është 71. 3 milion, ose 26.8 për qind më shumë. Ka një ngritje në këtë vit, por kryesisht trendi që investimet e huaja direkte, në këto vitet e fundit është që investimet e huaja të zbriten ose të ulen. Kjo shpjegohet kryesisht me jo stabilitetin politik që po përjeton Kosova në këta muajt e fundit, sidomos në vitet 2015-2016, dhe që investitori i huaj nuk i percepton të sigurta. Fatkeqësisht jostabiliteti politik në këtë vit, presim që të rezultojë edhe me ulje edhe të mëtutjeshme gjatë këtij vitit në investimet e huaja”, dekalroi Mustafa.
Drejtorit Mustafa thotë se çdo ditë bëjnë përpjekje për të përmirësuar ambientin e të bërit biznes në Kosovë.
Analisti Naim Gashi thotë se çdo vonim në krijimin e institucioneve të vendit, ndikon drejtpërdrejt në zbehjen e investimeve të huaja.
“Dërgohet një sinjale jashtëzakonisht negative tek investitorët potencial dhe partnerët tanë kontraktual, kështu çdo vonesë në krijimin e institucioneve, do të ketë ndikim negativ, ndikon vonesa në zbatimin e projekteve të mëdha publike, dhe përplasjet politike ndërmjet partive politike, dërgojnë mesazhin të investitorët të cilët hamendësohen nëse do të duhej të min të investojnë në Kosovë”, deklaroi Gashi.
Ndryshe, raporti i fundit tre mujor i ekonomisë i publikuar nga Banka Qendrore e Kosovës për vlerësimin e ekonomisë në tre mujorin e dytë të këtij viti, thekson se ka rënie të investimeve të huaja, rënie të eksporteve dhe remitencave. Sipas raportit, Investimet e Huaja Direkte në tre mujorin e dytë të këtij viti arritën vlerën prej 215.9 milionë euro, që paraqet nivel më të ulët krahasuar me vlerën prej 308.8 milionë euro të regjistruar në vitin 2015.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...