Në shkurt të 2018-es ishte hapur objekti i ri i Kuzhinës Qendrore të Prishtinës.
E kuzhina që përgatit ushqim për të gjitha çerdhet publike, private dhe për kuzhinat popullore të kryeqytet u premtua se do të shtrihet edhe në shkolla.
Ndërsa aktualisht furnizimi me artikuj ushqimor për vite gjysmë viti komunës i ka kushtuar afër 200 mijë euro, shkruan arbresh.info.
Kështu bëhet e ditur në njoftimin e Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik. Në të njëjtin njoftim thuhet se Kuvendi Komunal i Prishtinës për kontratën me titull ‘Furnizim me artikuj ushqimor për Kuzhinën Qendrore’, fillimisht kishte planifikuar të shpenzonte 167.500,00 euro.
Por, pas hapjes së tenderit të 5 Operatorët Ekonomik kishin dërguar oferta me çmime më të larta.
Çmimi më i ulët i ofruar ishte 189.753,80 euro ndërsa më i larti 235.390,45 euro.
Fitues ka dalë Operatori Ekononomik ‘N.T.SH. ” TRADITA TREGTARE ‘, nga Skenderaj i cili ka ofruar çmimin prej 189.753,80 euro.
Ndryshe kujtojmë se me hapjen e objektit të ri punëtoret e Kuzhinës Qendrore ishin shprehur të kënaqur me kushtet e krijuar në objekt. Ata kishin deklaruar gjithashtu se me investim të Komunës është shndërruar në kuzhinë moderne, që ka kapacitet të prodhojë edhe më shumë sesa kanë nevojë aktualisht çerdhet /arbresh.info/
.
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...