Jeff Bezos nuk i zgjat lumturia, bie sërish nën Gates

11:38 | 28 Korrik 2017
Arbresh.info

Jeff Bezos, pronari i gjigantit online Amazon.com shkurt ka mbajtur top pozitën si njeriu më i pasur në botë, kur pasuria e tij kaloi shumën prej 91 miliardë dollarësh.

Bezos kaloi Bill Gates, bashkëthemeluesin e Microsoftit, i cili ka mbajtur vendin e parë që nga muaji maj 2013 me 90 miliardë dollarë, transmeton portali arbresh.info.

bill-gates

Por, Bezos shpejt ra në vendin e dytë, kur Amazon raportoi çerekun e dytë të fitimeve prej 197 milionë dollarë në shitjet e forta prej 38 miliardë dollarëve.

Lumturia e Bezos nuk zgjati, pasi që me t‘u mbyllur tregjet financiare ai u kthye ë vendin e dytë me 88.5 miliardë dollarë./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme