Shumë njerëz do t’i kujtojmë për kontributin e dhënë në sfera të ndryshme të jetës, por pa dyshim, që Xhavit Novolani, do të kujtohet gjithnjë si dizejnatori i parë i çantave “Made in Kosova”.
Që nga fillimi i vitit 2012 shqiptarët kanë një brend të çantave.
I frymëzuar nga tradita familjare, Xhavit Novolani e bëri hapin e guximshëm që të fillojë me brendin “JaWii Bags” që do të njihej si brendi i parë i çantave në historinë e shqiptarëve.
Inspirimi nuk është i kufizuar për të. Frymëzohet pothuajse nga të gjitha format e ngjyrat, natyra e gjithësia.
Brendi “JaWii Bags”, i përbërë nga modelet e ndryshme të çantave, i prek shijet e ndryshme. Që nga ngjyrat e ndezura, e deri te llojet e ndryshme me imazhe, ky brend ofrojnë zgjedhje për të gjitha stinët.
Në mesin e personaliteteve të ndryshme që kanë bartur “JaWii Bags”, janë presidentja e Kosovës, Znj. Atifete Jahjaga dhe modelja e famshme në botë, Emine Çunmulaj.
Nwaneri në histori të Arsenalit, Arteta me fjalë të mëdha pë...
LDK sot në Malishevë me “Turneun e Ndryshimit”
Rama në Londër: Nisëm ligjore për të regjistruar fëmijët e s...
Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit, mbi 50 pika në rend dite
Driloni, Anisës: Po tutem që të shikoj
Zelensky kërkon më shumë sisteme për mbrojtje ajrore të Ukra...