Nga viti 2015 deri më 2019, Qeveria e Islandës ka kryer eksperimente të ndryshme për një javë pune prej katër ditësh me 35 orë. Qëllimi ishte të vërtetohej efekti i reduktimit të orarit te produktiviteti dhe mirëqenia e punonjësve.
Sipas Autonomy, i cili analizoi rezultatet së bashku me Association for Sustainability and Democracy, studimi po konsiderohet “një sukses i jashtëzakonshëm”.
Hulumtimi përfshinte vende pune të llojeve të ndryshme, si kopshte, zyra, shërbime sociale dhe spitale. Raporti arrin në përfundimin se produktiviteti ka mbetur i qëndrueshëm apo edhe është rritur. Punëtorët deklaruan se patën më pak stres dhe më shumë kohë për t’iu përkushtuar familjes apo hobeve. Ata gjetën përmirësim si në shëndetin e tyre, edhe në ekuilibrin mes jetës personale dhe asaj profesionale.
“86 për qind e punëtorëve kanë një kontratë që parashikon orë më të shkurtra pune sesa në të kaluarën, ose u jep atyre mundësinë për të kaluar në një orar të reduktuar në të ardhmen”, shkruhet në raport.
Në fund të vitit të kaluar, Unilever, gjiganti i markave si Lipton e Dove, nisi një program, që lejon punëtorët e Zelandës së Re të punojnë katër ditë në javë dhe të zgjedhin se si t’i shpërndajnë ditët e pushimit.
Në gusht të 2019-së, Microsoft mbylli zyrat në Japoni, për të gjithë punëtorët për ditën e premte. Produktiviteti, sipas kompanisë u rrit me 40 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Në Suedi, Toyota ka reduktuar në 6 orë turnet e punës. Në Itali, Carter & Benson nisi në janar javën e punës me katër ditë, me të njëjtën pagë. Të njëjtën gjë ka bërë edhe rrjeti për zgjidhje marketingu, Awin, i cili, “pas eksperimentit me sukses për gjashtë muaj, të një jave pune me katër ditë e gjysmë”, nga janari kaloi në regjimin katërditor për të gjithë punonjësit.
Një analist i Bankës së Anglisë kishte parashikuar që java me katër ditë pune do të zëvendësonte javën me pesë ditë, deri në vitin 2050.
Në maj të 2020-së, kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern tha se java më e shkurtër e punës do të jetë një mjet për të lehtësuar rifillimin pas pandemisë. /Telegrafi/
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...