Java e ardhshme pritet të jetë vendimtare për të ardhmen e Brezovicës. Institucionet shtetërore, ato lokale dhe institucionet ndërkombëtare të angazhuara në projekt pritet të japin dritën e gjelbër për nënshkrimin e kontratës 410 milionëshe.
Kështu janë pajtuar në një takim të fshehtë nga mediet palët në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë.
Burimet e KTV–së brenda këtij takimi kanë bërë të ditur se i vetmi ndryshim që i është bërë projektit të mëhershëm ka të bëjë me shfrytëzimin e tokave private, pasi që për këtë ka pasur goxha reagime nga banorë të Shtërpcës.
Sipas këtij burimi, Beogradi ka bërë përpjekje të mëdha për ndryshim të këtij projekti, por një gjë të tillë nuk e ka arritur. Në takimin e mbajtur ka marrë pjesë edhe ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Ljubomir Mariq, i shoqëruar nga kryetari i Komunës së Shtërpcës, Bratisllav Nikoliq.
Në Brezovicë, në të cilën tash e 15 vjet nuk është bërë asnjë investim, pritet të punësohen 3000 punëtorë.
Osmani: Kosova e bekuar me përkrahjen bipartizane amerikane
UNICEF lanson raportin: Analizë mbi gjendjen klimatike për f...
Begaj në Lushnjë: Promovim markave vendase të produkteve buj...
Dogana dhe IPK arrestuan një zyrtar doganor dhe një zyrtar p...
Lavrov krahason Kosovën me Ukrainën, kritikon OKB-në
Vullneti në rolin e gazetarit, merr në pyetje Atillën