Mungesa e fuqisë punëtore në Japoni ka arritur nivelin më të lartë për më shumë se katër dekada, thotë qeveria japoneze.
Niveli i ulët i lindjeve dhe popullsia e plakur kanë rezultuar që fuqia punëtore në vend është rënie, transmeton portali arbresh.info
Momentalisht ka 1.48 vende punë për çdo aplikant, shifra më e lartë që nga viti 1974, kur rritja e shpejtë e çoi raportin në 1.53.
“Tregu i punës është përmbysur”, ka thënë Marcel Thielian, për CNN.
Ai ka shtuar se numri i grave dhe të moshuarve që janë bashkuar me forcën e punës është rritur, pasi ‘mungesa e punëtorëve po detyron kompanitë të ndryshme që të punësojnë njerëz edhe që nuk janë në kërkim të një pune’.
Të dhënat e punës tregojnë se shkalla e papunësisë në Japoni do të bjerë gjatë muajve të ardhshëm.
Japonia është duke u përballur me nivele të ulëta të lindjes dhe me popullsi në plakje dhe një fenomen i tillë mund të kufizojë rritjen potenciale ekonomike.
Sipas Thieliant, disa korporata japoneze janë duke i zhvendosur vendet e punës jashtë vendit, sepse e kanë të vështirë të gjejnë punëtorë të mjaftueshëm në vend./Arbresh.info
Jaha: Më 9 shkurt LDK-ja do të rikthehet si partia e parë në...
Katër vitamina dhe minerale të nevojshme për çdo shqiptar
“E di që do të na mungoj”, Arioni flet i përlotur pas largim...
Francë/ Teleferiku përplas stacionin e mbërritjes, 8 persona...
Gresa, Sara dhe Ana hamendësojnë për arsyen e daljes së Dian...
Kura kundër kolesterolit dhe dhimbjes së kyçeve, ja si ta pë...