Kryeministri japonez Shinzo Abe dhe Partia e tij qeverisëse Liberal Demokratike u pajtuan që të japin nga 2,800 dollarë amerikanë për çdo familje, të ardhurat e së cilës kanë rënë në një nivel të caktuar për shkak të pandemisë së Coronavirusit.
Abe tha se, qeveria do t’ua mundësojë këtë ndihmë ekonomike familjeve sa më shpejt të jetë e mundur, duke shtuar se bizneset e vogla dhe të mesme po hasin gjithashtu vështirësi për shkak të pandemisë.
Dorëzimi i parave do të bëhen pa vendosur një kufi të ardhurash dhe shuma nuk do të tatimohet.
“Nëse vendosim një kufi të të ardhurave, do të na duhej të kontrollonim të ardhurat individuale, të cilat do të merrnin shumë kohë. Në vend të kësaj, do të zgjedhim një mënyrë të pashembullt për të vendosur se kush duhet të marrë para,” tha në një konferencë shtypi ministri për Politikën Ekonomike dhe Fiskale, Yasutoshi Nishimura. /Telegrafi/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...