Kryeministri japonez Shinzo Abe dhe qeveria të cilën ai e udhëheq, kanë miratuar propozimin e ligjit me të cilin u mundësohet kompanive që punonjësit e tyre të mund t’ju vazhdojnë punën deri në moshën 70-vjeçare.
Këto masa do të ndërmerren për shkak të mungesës së fuqisë punëtore, dhe mbulesës së kostos të rasteve sociale të kësaj popullate që po plaket me hapa të shpejtë.
Me këtë ligj u bëhet thirrje korporatave ta zgjedhin njërin nga opsionet përfshirë heqjen e moshës së pleqërisë për pensionim, duke rritur pragun për pensionim apo t’ju mundësojë të punësuarve të punojnë mbi moshën e lejuar.
Pritet që qeveria ta prezantoj këtë ligj gjatë seancës së ardhshme në parlamentin japonez, kurse pritet të hyjë në fuqi në prill të vitit të ardhshëm. /Telegrafi/
Murati – Bajramit: Hykmete, s’paske mësu as sot, ulu njësh
Hamza u bënë thirrje mërgimtarëve në Gjermani që të regjistr...
Të premten bëhet tërheqja e shortit për Kupën e Kosovës
Haradinaj: Kosova nuk duron qeveri që humbjet i mbulon me de...
Në BE s’ka pajtim për hapjen e kapitujve për anëtarësim me S...
Nis protesta para Ministrisë së Arsimit për vrasjen e 14-vje...