Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi ka thënë se në Planin për Bujqësi dhe Zhvillim Rural 2015-2020 janë planifikuar rreth 500 milionë euro investime në bujqësi.
Ai në emisionin Kapital në RTK tha se Qeveria e Kosovës e ka në prioritet bujqësinë dhe tashmë investimet po shtohen.
“Unë besoj se deri në vitin 2020, në planifikimet që kemi bërë buxheti për bujqësinë, si nga ai nacional dhe nga fondet e IPA-s dhe fonde të tjera, do të investojmë rreth 500 milionë euro në bujqësi”, ka deklaruar ai, duke përmendur se vetëm këtë vit planifikohet të ndahen 43 milionë euro për fermerët, vetëm nga buxheti i ministrisë.
Krasniqi ka thënë se objektiv primar është rritja e prodhimtarisë sepse kjo e zëvendëson importin dhe rritë mundësitë për eksport.
Ai tha se ka shumë storie suksesi në bujqësi dhe ky sektor po ndihmon dukshëm në rritjen ekonomike dhe gjenerimin e punësimin.
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për...
Nisma sot mban konventën për prezantimin e programit dhe kan...
“Gati shqipe!”, Rama, sot takim me shqiptarët në...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Stuhitë shkaktojnë kaos në Irlandë, Francë dhe Britani të Ma...
Gresa pyet banorët nëse janë të lumtur – Vullneti befason me...