Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga priti sot në takim ambasadorin e jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë të Republikës së Hungarisë, Laszlo Markusz, i cili i dorëzoi letrat kredenciale.
Jahjaga e përgëzoi ambasadorin Markusz për detyrën e re dhe vlerësoi lart mbështetjen që Hungaria i ka dhënë Kosovës në vazhdimësi. Ajo tha se bashkëpunimi dhe marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Hungarisë duhet të zgjerohen në fusha të ndryshme, me theks të veçantë në fushën e ekonomisë.
Ambasadori i jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë i Republikës së Hungarisë, Laszlo Markusz, shprehu gatishmërinë e qeverisë së tij për të vazhduar mbështetjen për Kosovën dhe proceset e saj të integrimeve euroatlantike.
Njëmbëdhjetë persona të vrarë nga sulmet e Izraelit në Bejru...
Ushtarët e KFOR-it kryejnë patrullime në qytetin e Istogut
Veliaj inspekton terminalin veri-perëndimor: Investim i ri q...
“Është një ushtar, robot, kompjuter”, Conte me fjalë të mëdh...
Kryetari i LDK-së shpalos portretin e Xhemail Mustafës në pë...
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...