Kur Avdullah Hoti mori detyrën e Ministrit të Financave nga paraardhësi i tij, Besim Beqaj, i dolën më shumë punë se sa duhej. Në serverët e ministrisë nuk ekzistonin plot 190 milionë euro borxhe të KEK-ut. Ato ishin fshirë dhe nuk figuronin askund. Këto para në vend që të ktheheshin si kredi që ishin dhënë, ish ministri Beqaj kishte tentuar t’i zhdukte.
Këtë e kanë konfirmuar për Gazetën Fjala zyrtarë të lartë brenda Ministrisë së Financave, pa pranuar t’u permendet emri.
“Paratë nuk ishin të shënuara askund”, tha ky zyrtar për Gazetën Fjala. Sipas tij, ishte vetë ministri Hoti i cili së bashku me Drejtorin e KEK-ut, Arben Gjukaj, i protokoluan dhe rikthyen ato në sistem.
“Ministri u përkujdes që kjo të ndodhte. Sigurisht, ishte një befasi e madhe se si ato nuk ekzistonin më herët”, tha burimi i Gazetës Fjala.
KEK, në anën tjetër nuk di çka ka ndodhë.
“Marrëveshjet per hua ishin nënshkruar dhe protokoluar nga Ministria Financave. KEK kishte dorëzuar në Ministri të Financave gjate tërë kohës dokumentacionin e ndërlidhur të nevojshëm për procesim të këstit të huas. Huaja ishte paguar nga llogaria zyrtare e Ministrise së Financave në llogarinë zyrtare të KEK sh.a. Andaj, nuk është e qartë se për çfarë deklarimi bëhet fjalë në pyetjen tuaj”, tha për Gazetën Fjala, Edmond Nulleshi, Drejtor i Shërbimeve në KEK.
Këtë kredi e kishte marrë KEK’u nga viti 2008 e tutje. Kredia ishte marrë për hapjen e minierës së re, asaj të Sibovcit Jugpërendimor dhe rehabilitim të blloqeve të Termocentralit Kosova B.
Kostoja e kësaj miniere kishte shkuar nga 190 milionë sa ishte në fillim, ku parashiheshin të vendoseshin pajisje të reja, në afro 400 milionë euro dhe atë me pajisje të rehabilituara.
Madje, rehabilitimi i tyre ishte bërë pjesërisht edhe me donacione. Tenderët kryesorë në këtë projekt i kishin fituar vllëzërit Zhugolli. Këta tenderë, të financuar nga kreditë shtetërore, shkonin në dhjetëra milionë euro. Nga dy pjesët e sistemit të dytë të djerrinës, përkatësisht pjesës mekanike dhe elektrike, njërën e fitonte vllau i madh e tjetrën ai i vogli. Pa konkurrim, natyrisht. Me procedura të negociuara, sepse vetëm ata kishin të drejtë të merrnin punë të tilla në KEK.
Ata, njihen të jenë në mesin e financuesve më të mëdhenj të PDK-së dhe njerëz shumë të afërt të kryeministrit të atëhershëm, Hashim Thacit.
E KEK-u, ato para do të duhej të fillonte t’i kthente tash e disa vjet. Por, paratë që morën Zhugollët indirekt nga buxheti i shtetit, KEK me bekimin e Besim Beqajt nuk i ka kthyer asnjëherë.
Sa herë vinte koha që të ktheheshin, Beqaj e shtynte afatin e pagesës. Në fund u përkujdes që të mos figuronte as si borxh. Paratë ende nuk kanë filluar të kthehen.
“Vlera totale e akumuluar e këtyre kredive është rreth 190 milionë euro. Në këtë rast, duke marrë për bazë se KEK është një afarizëm i rregulluar nga ZRRE, për sa i përket çmimit të shitjes, jemi duke i koordinuar me Ministrine e Finanacave veprimet rreth dinamikës së shlyerjes së këtyre kredive”, tha Nulleshi për Gazetën Fjala. Ai nuk dhënë detaje pse ato para nuk janë kthyer, pasi afati i kthimit për secilin këst ishte nga 8 vjet.
KEK për këto kredi duhet t ëpaguajë edhe interes nga 6 deri në 7.4 për qind në vit./gazeta-fjala/
Burimi arsyeton veprimet e tij që i vendosin vajzat në sikle...
Rrahmani: Jemi duke përpiluar planin e qeverisjes për zgjedh...
Veliaj thirrje studentëve: Rezervoni online dhomën e konvikt...
Mbi 3.000 të vrarë në Liban gjatë 1 viti lufte mes Izraelit ...
Bislimi: Shkalla e papunësisë ka rënë nga 23.8% në 10.8%
E kapën me forcë Sarën për ta hedhur në pishinë – Del klipi ...