Izraeli planifikon të shembë deri në fund të këtij viti rreth 200 biznese të palestinezëve në Jerusalemin e pushtuar, përcjellë arbresh.info.
Presidenti i Dhomës Arabe të Industrisë dhe Tregtisë në Jerusalem, Kamal Obeidat, në një prononcim për agjencinë zyrtare palestineze të lajmeve “WAFA”, ka thënë se Bashkia e Jerusalemit, me miratim të Komitetit të Planifikimit të qeverisë izraelite, ka njoftuar me shkrim për shembjen e rreth 200 dyqaneve në zonën industriale të lagjes “Wadi al-Joz”, në Jerusalemin Lindor, deri në fund të vitit.
Obeidat ka tërhequr vëmendjen se Wadi al-Joz është një prej zonave industriale më dinamike të Jerusalemit dhe se biznese që planifikohen të shemben janë kryesisht ofiçina mekanike, sipërmarrje tregtare dhe lokale.
“Synimi i këtij vendimi është kapja e zonës industriale të vetme të palestinezëve në Jerusalemin e pushtuar në kuadër të përpjekjeve për hebraizimin e tij duke ndryshuar identitetin dhe karakterin e qytetit”, theksoi ai.
Administrata izraelite konfiskon vazhdimisht me metoda ilegale tokat dhe objektet në pronësi të palestinezëve duke pretenduar se ato janë prona shtetërore.
Sipas të dhënave të Qendrës Izraelite “B’Tselem” të Informacionit për të Drejtat e Njeriut në Territoret e Pushtuara, administrata izraelite ka shembur 1.004 biznese në Jerusalem me pretekstet kinse “nuk kanë licencë” ose “janë pronë e Shtetit të Izraelit” që nga viti 2004 e këtej./arbresh.info/
Neymar ka gjetur tashmë klubin e ri, do të largohet si lojta...
Akuzat për pagesat e fshehta, gjykata dënon Donald Trump
Aksident në Greqi, vdesin dy të mitur, i lënduar një 17-vjeç...
I plagosuri në Prishtinë u shpëtua në minutën e fundit, mjek...
Gratë që flasin shumë jetojnë më gjatë
Pesë filmat më të shitur që dominuan në vitin 2024 duke fitu...