Kabineti i kryeministrit italian, Giuseppe Conte ka miratuar një dekret që kërkon marrjen e masave financiare me vlerë 55 miliardë euro, për të mbështetur ekonominë e goditur rëndë nga pandemia e COVID-19.
Dekreti, fillimisht ishte prezantuar në fund të muajit prill, u vonua për shkak të tensioneve brenda partnerëve të koalicionit për një masë specifike për të rregulluar problemin e punëtorëve emigrantë pa dokumente, përcjell Telegrafi.
Kjo pako do të sigurojë 25.6 miliardë euro për të rinovuar pagesat e kompensimit për të punësuarit e mbetur pa punë dhe një shpërblim financiar në vlerë 600 deri në 1,000 euro për të vetëpunësuarit në muajt e ardhshëm.
Rreth 5 miliardë euro fonde të pakthyeshme do të jepen për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme që luftojnë me ndikimin e COVID-19.
Deri në 60 për qind të qirave të paguara në tre muajt e fundit nga bizneset që u detyruan të mos funksionojnë gjatë mbylljes, do të rimbursohen nga shteti.
Aktualisht numri i të infektuarve me COVID-19 në Itali është 222,104 persona, kurse numri i vdekjeve është mbi 31 mijë.
Plagoset me armë 32-vjeçari shqiptar në Itali
Mustafa i PDK-së: Kërkojmë shkarkimin e Ministrit Peci, Fito...
Hamza në Zvicër: Kosova synon te sjellë ekspertë ndërkombëta...
Haradinaj: Diasporën do ta mbështesim fuqishëm për t’i...
Lucescu vazhdon të merret me Kosovën: Luajtën shumë mirë, po...
Heshtja kritike në BE për Kosovën dhe Serbinë