Google ADS

Ish kryetari i VV-së thotë se Kurti po e dhuron rrogën për marketing

11:11 | 17 Prill 2020
Arbresh.info

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, dje publikisht ka treguar se do të dhurojë gjysmën e pagës së tij si ndihmë për luftën kundër pandemisë COVID-19.

Bërjen publik të një vendimi të tillë, ish-kreu i VV-së, Visar Ymeri, po e cilëson si marketing politik.

Ymeri ka thënë se s’ka qenë e nevojshme që të bëhet publik një veprim i tillë i Kurtit, por megjithatë shton se një gjë e tillë kryeministrit në detyrë e ka shfrytëzuar për të tuar poena politik.

“A ka qenë e nevojshme me e publiku dhënien e gjysmës së rrogës për luftë kundër Covid-19? Nuk ka qenë e nevojshme. Por pastaj, ka qenë e nevojshme. Sepse mbetesh pa PR”, ka shkruar Ymeri.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme