Selim Selimi, ish-këshilltari juridik i ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar ndaj deklarimit të sotëm të kryeministrit, Albin Kurti se taksa 100% ndaj Serbisë do të hiqet më 2 maj.
Selimi përmes një postimi ka shkruar se ky vendim do ta ndihmoj Aleksandër Vuçiqin të fitojë zgjedhjet, shkruan arbresh.info.
“Kryeministri Kurti do të heq tarifën 100%. Ky vendim do të shkatërrojë të gjitha përpjekjet për të përfunduar marrëveshjen me Serbinë, do të na kthejë në një proces të pafund dhe do të ndihmojë Aleksandër Vuçiqin të fitojë zgjedhjet. Kthimi nga pozicioni fitues është amatorizëm politik”, ka shkruar Selimi.
Pasditen e sotme kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë të ditur se taksa 100% ndaj Serbisë do të hiqet më 1 prill teksa ka kërkuar nga BE që të bëj liberalizimin e vizave për Kosovën në fillim të majit.
E kjo deklaratë e Kurtit nuk u prit mirë nga opozita në vend e as nga partneri i koalicionit./arbresh.info/
Më 15 mars hiqet tarifa pjesërisht, e plotë nga 1 prilli, vlen për 90 ditë
Arsenali e ka gjetur tek Bayern Munich lojtarin i cili mund ...
Libani dëbon rreth 70 oficerë dhe ushtarë sirianë
Supa e cila eliminon helmet dhe yndyrat nga trupi: Racion i ...
Për herë të parë, ShBA furnizon Ukrainën me gaz amerikan
Murtaja afrikane/ Autoriteti i Veterinarisë asgjëson sipas p...
Si ndikon gjumi në sistemin imunitar?