Ish- drejtori i Korporatës Energjetike të Kosovës, Njazi Thaçi ka paralajmëruar se do të ngris padi pas shkarkimit që iu bë.
Thaçi përmes në postimi në facebook ka shkruar se KEK është kompania publike me përformancën me të mirë në nivel vendi, shkruan arbresh.info.
Sipas tij vendimet janë politike, me qëllime të ulëta dhe pa asnjë bazë ligjore.
“Të nderuar/a punëtore e punëtor të KEK-ut,
Në pamundësi për të kontaktuar këto ditë për shkak të gjendjes shëndetësore, po ju drejtohem sot me këtë letër falënderimi për kujdesin dhe interesimin qe keni treguar. Unë tani jam mirë dhe në top formë.
Sa i përket zhvillimeve qe kanë ndodhur në Korporatë nuk do i komentoj sepse nuk është në natyrën time. Konsideroj se janë politike, me qëllime të ulëta dhe pa asnjë bazë ligjore.
Për këtë do të ndjekë vetëm rrugët ligjore.
Jam shumë i lumtur qe pavarësisht shqetësimeve dhe turbulencave nga jashtë e brenda keni treguar disiplinë dhe përgjegjësi të lartë.
Mbi çdo interes individual e grupor në KEK gjithmonë ka dominuar interesi i përgjithshëm dhe fryma kolektive. Kjo është dëshmi e rezultateve të jashtëzakonshme qe kemi arritur në tejkalimin e të gjitha caqeve.
Kompania publike me përformancën me të mirë në nivel vendi dhe me arritjen e profitin më të lartë dhe rekord në tri vitet e fundit.
Jemi dëshmuar edhe në këto ditë të vështira pandemie ku me guxim, punë e përgjegjësi po arrimë rekord në prodhim maksimal të energjisë elektrike.
Korporata Energjetike e Kosovës është aset i gjithë qytetarëve të saj dhe përgjegjësi e jona është të jemi në shërbim të qytetarëve.
Mirënjohës dha falënderues për të gjithë,
Shihemi se shpejti.”, ka përfunduar ai./arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...