IPKO po ua mundëson gjithë kosovarëve të kenë qasjen në internetin më të shpejtë mobil në Kosovë. Madje, IPKO do t’i shpërblejë me 2GB internet të gjithë përdoruesit e saj që kalojnë në 4G.
E tëra që përdoruesit duhet të bëjnë është ta ndërrojnë kartelën ekzistuese me atë 4G. Ndërrimi i kartelës bëhet lehtësisht dhe është plotësisht falas dhe për më shumë vjen me dhuratën prej 2GB internet 4G. Interneti i dhënë falas mund të përdoret për dy javë rresht.
Pas shpenzimit të gigabajtëve falas, ju mund të aktivizoni njërën nga pakot që IPKO ka dizajnuar enkas për përdoruesit e saj me çmime tejet të volitshme. Për shembull, pakon me 1GB internet mund ta merrni për vetëm 1.5 euro.
“Duke e kuptuar rëndësinë e internetit në mobil dhe shpejtësisë së tij për konsumatorët tanë në ditët e sotme, ne kemi vendosur t’i mirëpresim të gjithë përdoruesit në 4G me 2GB internet falas. Ne kemi investuar shumë në teknologjitë 3G dhe 4G që t’ua mundësojmë konsumatorëve tanë t’i përdorin të gjitha karakteristikat që i ofrojnë telefonat e tyre të mençur, me shpejtësitë më të mira të mundshme të internetit” ka thënë Alban Kastrati, drejtues i marrëdhënieve me publikun në IPKO”, thuhet në njoftimin e IPKO-s.
Që nga lansimi i rrjetit 4G, IPKO ka pasur performancën dhe shpejtësinë më të mirë të këtij rrjeti. Të shumta kanë qenë rastet kur përdoruesit kanë raportuar shpejtësi deri në 150Mbps për sekond, shpejtësi kjo që është e krahasueshme me teknologjitë më të fuqishme që ofrohen në vendet e BE-së.
Për ta përdorur rrjetin 4G, konsumatori duhet të jetë i pajisur me telefon që përkrahë rrjetin 4G i cili siguron shpejtësi shumëfish më të madhe të internetit sesa gjeneratat tjera të internetit në mobil. Po ashtu, telefonat që përkrahin rrjetin 4G mundësojnë importimin e kontakteve në telefon në mënyrë të thjeshtë, që konsumatori të mos e humbë asnjë kontakt të vetëm.
Çdo përdorues i rrjetit 4G nga IPKO mund ta kontrollojë nëse e ka SIM kartelën aktuale 4G duke thirrur kodin *583#.
Operatori më i madh në Kosovë në ofrimin e internetit në mobil IPKO, që mban mëse 60% të tregut në këtë segment, ka zgjeruar shpërndarjen e rrjetit në të gjitha qytetet e vendit duke mbuluar rreth 82% të popullatës apo rreth 60% të territorit të Kosovës.
IPKO është operatori i parë me 3G dhe 4G, si dhe operatori më i madh mobil në Kosovë që shërben mbi një milion kosovarë në baza mujore me shërbime mobile dhe fikse.
Qeveria mban mbledhje elektronike, merr dy vendime
Agjenda e mbledhjes së përbashkët të Qeverisë së Kosovës dhe...
Foda: Kosova më nuk do të tolerojë të ofendohet
Pacolli: Ministër Peci, reagimi emocional mund të japë përsh...
Mos e përdorni këtë fjalëkalim pasi hakerit do t’i duhet vet...
Reali do ta huazojë Endrickun, pesë klube pas yllit brazilia...