IPKO zhvendoset në qendër të qytetit të Vushtrrisë, për të qenë sa më afër konsumatorëve të saj
Në qendër të qytetit të Vushtrrisë, IPKO po e përmbush synimin e saj për shërbim modern dhe qasje të lehtë për gjithë konsumatorët e saj duke e zhvendosur dyqanin në qendër të qytetit.
Dyqani i ri modern i cili gjendet në qendër të Vushtrrisë, në rrugën Hasan Prishtina, nr. 194, është shumë afër zonës më të frekuentuar të qytetit dhe ofron shërbimet dhe produktet e shumta të IPKO-së dhe standardin e ri të blerjes së produkteve që ofron kompania më inovative e telekomunikimit në Kosovë.
“IPKO synon të jetë modeli më i mirë i biznesit në secilin komunitet lokal, prandaj ne tani jemi zhvendosur në zonën qëndrore të qytetit, për të shërbyer sa më shumë prej përdoruesve të shërbimeve tona në Vushtrri” ka thënë Arianit Duraku, drejtor i shitjes në IPKO.
Në lokacionin e ri, IPKO do të ofrojë përvojë të re dhe unike për të gjitha produktet dhe shërbimet e saj, kujdesin për konsumatorë si dhe pajisjet e fundit mobile nga kompanitë e mëdha të teknologjisë, duke përfshirë Apple, Samsung, Sony, LG dhe shumë marka të tjera të njohura botërore, për qytetarët e Vushtrrisë.
Ky dyqan tash e tutje do të jetë pika qendrore në të cilën banorët e qytetit do të informohen dhe t’i blejnë produktet dhe shërbimet e tyre të preferuara të IPKO-së, përfshirë këtu produktet e shumta të telefonisë mobile, pakot më të reja të televizionit kabllor digjital, internetit si dhe shume modele të reja të telefonave të mençur./arbresh.info.
Ana dhe Kevini nuk e dinë kush e ka shpallur Pavarësinë e Ko...
Ruben Amorim merr vendimin e parë – bllokon largimin e yllit...
Mike Johnson: Programi i Trump-it nuk përfshin dëbimin e emi...
Gjesti dhe Xheneta sqarohen, diskutojnë gjerë e gjatë
Një qytetar nga Podujeva dorëzon në polici para të gjetura
Dita Botërore e foshnjeve të lindura para kohe – Një p...