IPKO ka njoftuar sot se do vazhdojë të ofrojë shërbimin me SMS, i cili do t’i njoftojë të gjithë agjëruesit e Ramazanit për kohën e saktë të iftarit dhe syfyrit, krejtësisht falas.
Përmes këtij shërbimi, agjëruesit do të pranojnë njoftime përmes SMS-it për kohën e saktë të iftarit dhe të syfyrit, si dhe për kohët e pesë namazeve të ditës.
Ky shërbim është shumë i thjeshtë për t’u përdorur nga të gjithë agjëruesit e Ramazanit, të gjitha moshave.
“IPKO është telefonia e vetme mobile në Kosovë e cila do ta ofrojë këtë shërbim shumë të dobishëm për të gjithë agjëruesit e Ramazanit. Ne besojmë se njoftimi me SMS për kohën e lutjeve, iftarit dhe syfyrit është shumë praktik, dhe mund të përdoret nga çdo përdorues i yni, pavarësisht moshës dhe llojit të telefonit që e posedon. Qëllimi ynë është shërbimet tona ta lehtësojnë jetën e secilit përdorues, në secilin rast të dhënë” ka thënë Flutra Shehu, menaxhere e produkteve dhe shërbimeve në IPKO.
Për ta kuptuar kohën e iftarit dhe të syfyrit, por edhe të pesë kohëve të namazit, gjatë ditës, e tëra që përdoruesi duhet të bëjë është ta thërrasë kodin *258#. Ky kod duhet thirrur sa herë që përdoruesi dëshiron ta shohë kohën e lutjeve të ditës, iftarit apo të syfyrit.
IPKO është operatori i parë i telefonisë mobile që ofron rrjetin 3G dhe 4G në Kosovë, dhe operatori më i madh mobil për nga shkalla e mbulueshmërisë dhe numri i përdoruesve të internetit në mobil./arbresh.info.
Trupat izraelite arrijnë pikën më të thellë në Liban që nga ...
Ismajli: Çekët kishin ardhur për barazim, kemi ndeshje me Uk...
Gresa, Leos: Me Lelën shkon drejt humnerës
Hyundai ka një shef të ri
Asllani: Jemi të lumtur për pikën, sigurisht do luajmë me Uk...
Shtatë mënyra që ta zgjidhni problemin me flokët e yndyrshme