Pas lajmit të publikuar se ndërmarrja ‘Trepça’ do t’i shes mbeturinat e minierës, ka reaguar inxhinieri i kësaj ndërmarrje, Burim Istrefi, i cili ka thënë se prodhimi i xehes po shënon rënie të madhe.
“Puna në Minierën e Trepçës po ecën çdo ditë e më keq tash e sa kohë. Prodhimi i xehes po shënon rënie nga muaji në muaj dhe më këtë çështje askush nuk po merret, sikur se te gjithëve u shkon përshtati kjo gjendje në të cilën ndodhet Trepça”, ka shkruar Istrefi në Facebook.
Një pjesë shumë të madhe të përgjegjësisë inxhinieri Istrefi ka thënë se e ka menaxhmenti i ndërmarrjes, i cili siç dihet për më shumë se tri vite drejtohet nga Ahmet Tmava.
“Kriza institucionale ka pas efekt negativ edhe në Minierën e Trepçës, por një pjesë shumë të madhe të përgjegjësisë e kanë edhe Menaxhmenti i Minierës dhe komplet stafi udhëheqës i saj.
Si pasojë e kësaj gjendje detyrohen të shiten mbeturinat, por vështirë është të mbulohet ngecja e prodhimit me shitjen e këtyre mbetjeve. Shpresojmë për ditë më të mira për Minierën dhe Minatorët”, ka shkruar inxhinieri Burim Istrefi.
Për nder të Ditës Botërore të Fëmijëve, Kurti merr pjesë në ...
Fillojnë punimet për transformimin e rrugës “Rexhep Lu...
“U zumë sepse po më shikonte”, zbardhet dëshmia ...
Lamtumirë Nadal – demi përshëndetet me tenisin
Kumbaro uron një ditë të mbarë nga Parku i Madh i Tiranës
Gjermania do të furnizojë Ukrainën me 4 mijë dronë inteligje...