Google ADS

Investitorët po ikin nga Kosova

08:57 | 13 Maj 2015
Arbresh.info

Investimet e huaja në Kosovë vazhdojnë të bien dita ditës si pasojë e një ambienti jo të favorshëm dhe aspak atraktiv për të bërë biznes dhe tërheqje të investitorëve potencialë.

Kështu kanë thënë përfaqësues të bizneseve në vend. Sipas tyre, mungesa e sundimit të ligjit dhe korrupsionit, kanë dekurajuar investitorët potencialë për ta shikuar Kosovën si një vend atraktiv për të investuar kapitalin e tyre.

Agim Shahini nga Aleanca Kosovare e Bizneseve ka thënë se Kosova jo që nuk po arrin të tërheqë investime nga jashtë, por po i humb edhe ata pak investitorë që ka.

Shahini ka thënë për “Zërin” se bazuar në një hulumtim që ka bërë Aleanca Kosovare e Bizneseve gjatë vitit që lamë pas 39,4 për qind e investitorëve kanë ikur nga Kosova.

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme