Interesimi i parë prej 7 milionësh nga Diaspora

09:24 | 24 Nëntor 2017
Arbresh.info

Zëvendësministri i Diasporës, Arianit Daci ka pritur në zyrë afaristin nga diaspora, kosovarin Afrim Imeri, bashkëinvestitor i “San Pellegrino”, fabrikë e njohur e ujit dhe e shamponit, e cila pritet të shtrihet edhe në Republikën e Kosovës.

Lajmi për interesimin e diasporës kosovare e ka gëzuar zv. ministrin Daci.

“Shtatë milionë euro, një shumë premtuese për fillimin e investimeve të diasporës në atdheun e tyre, në Kosovë. Zëvendëskryeministri Gashi ka përçuar mesazh gjithandej diasporës shqiptare të vijnë në Kosovë. Ne do të jemi këtu për t’ju ndihmuar”, ka thënë zv. ministri Arianit Daci.

Nga ana tjetër, afaristi Afrim Imeri ka premtuar vende të reja pune

“Me këtë investim do t’i punësojmë 200 punëtorë”, ka thënë Imeri.

Ky është interesimi i parë konkret që vjen nga Diaspora për të investuar në Republikën e Kosovë

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme