Mbi 250 investitorë nga diaspora të shteteve të ndryshme siç janë ato të BE-së dhe të Amerikës po marrin pjesë në konferencën e investitorëve në Gjakovë.
Konferenca e Investitorëve ka për qëllim promovimin e Komunës së Gjakovës dhe regjionit të saj, si një destinacion me potencial për investitorët e jashtëm dhe lokal.
Objektivat e Konferencës janë krijimi i një platforme prezantuese për qytetin e Gjakovës dhe regjionin e saj, prezantimi i mundësive për investime në zonat kryesore aktuale, prezantimi i zonave atraktive të qytetit të Gjakovës si një qytet për të punuar, jetuar dhe për të bërë biznes, prezantimi i projekteve dhe materialeve promovuese për zonat me potencial investimi, shkëmbimi i ideve ndërmjet bizneseve, investitorëve, Komunës dhe qytetarëve.
Moti sot kryesisht me diell
Ana tregon planet e saj pas Big Brother
Çeku liston 250 investime të kryera dhe në realizim në infra...
Konsiderohej si “financier” i grupit te Habilajve, gjykata l...
Elon Musk e quan kancelarin Scholz të Gjermanisë ‘budalla’
Gresa Hoti pozon pa pikë grimi