INSTAT publikoi për herë të parë sot Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit (IHÇK), i cili ndryshe nga Indeksi i Çmimeve të Konsumit (IÇK) mat ndryshimin e çmimeve për familjet shqiptare dhe të huajve në tregjet e pakicës.
Ky indeks rezultoi 4% për Shqipërinë, niveli më i lartë në Europë sipas INSTAT.
Ndryshimi vjetor i Indeksit të Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit në muajin Janar 2017 është 4,0% në Shqipëri. IHÇK-ja mesatare në vendet e BE u rrit me 1.8%, ndërsa në Shqipëri më shumë se dyfishi i kësaj vlere. Ndryshimi i çmimeve në kahun rritës pas Shqipërisë, ishte më i lartë në Belgjikë, Spanjë, Lituania e etj.
Sipas INSTAT, ky ndryshim, është ndikuar kryesisht nga rritja vjetore e çmimeve të grupit “Ushqime dhe pije alkoolike” me 8,5 %, pasuar nga grupet “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 3,2%, “Argëtim dhe kulturë” me 2,8%, “Transport” me 2,7 % etj.
Në muajin janar 2017, ndryshimi mujor i matur nga Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit është 2,5%. Ky ndryshim është ndikuar kryesisht nga rritja e çmimeve të frutave dhe zarzavateve, gazit të lëngshëm për makina, etj.
INSTAT shpjegon se në IÇK mbulohen vetëm shpenzimet e familjare private shqiptare të kryera brenda dhe jashtë territorit të vendit. Ndërsa IHÇK mbulon të gjitha shpenzimet e bëra brenda territorit të vendit nga familjet shqiptare, përfshirë familjet private dhe institucionale, si dhe shpenzimet e vizitorëve rezidentë dhe jorezidentë
IHÇK përdoret për monitorimin e lëvizjes së çmimeve me pakicë në vendet europiane, duke krahasuar përqindjen e inflacionit ndërmjet vendeve të Europës dhe si inflacion zyrtar i Bankës Qendrore Europiane duke siguruar stabilitetin e çmimeve në Unionin Ekonomik dhe Monetar. /Monitor/
Liverpool në kërkim të shkëputjes në tabelë përballet me Lei...
Cunha i shënon gol direkt nga korneri Man Unitedit
Akanji flet për çështjen e titullit kampion: Tani nuk është ...
Vullneti: Gjesti po luan me Drilonin që të e fitojë vendin n...
Gjysmë orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë, kj...
Aksidentohet autobusi me 58 persona në Norvegji, raportohet ...