Inflacioni drejt zeros, INSTAT: Shkak, rënia e çmimit të naftës

09:59 | 9 Prill 2016
Arbresh.info

Shqipëria vijon të përballet me rritje te dobët të çmimeve. Instituti i Statistikave njoftoi se edhe në muajin mars inflacioni vjetor rezultoi vetëm 0.3 për qind, nga 0.2 për qind që ishte në shkurt.

Kjo është hera e parë në shumë vjet ku inflacioni në Shqipëri shënon për dy muaj me radhë një nivel afër zeros, një situatë të cilën shumë ekspertë e konsiderojnë si të padëshirueshme për ekonominë, pasi sinjalizon konsum të ulët.

Të dhënat e detajuara të INSTAT konfirmojnë se shkaku kryesor i inflacionit të ulët mbetet rënia e çmimit të naftës. Megjithatë, ulje çmimesh ka patur edhe në grupet e tjera si veshjet apo shëndetësia.

Ndërsa dy zëra ku çmimet kanë vazhduar të rriten janë ushqimet dhe arsimi. Dy ditë më parë Banka e Shqipërisë uli normën bazë të interesit në minimumin e ri historik 1.5 për qind, për të mbështetur prodhimin dhe mos lejuar rënien e ekonomisë në deflacion.

Sipas Bankës, rënia e inflacionit i detyrohet çmimeve të ulëta të naftës, rritjes së dobët të çmimeve të ushqimeve dhe bazës së lartë krahasuese të një viti më parë.

Por përtej këtyre shkaqeve banka thotë se inflacioni i ulët reflekton edhe kërkesën e dobët për konsum, çka në disa raste i detyron bizneset të shesin edhe nën kosto.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme