Google ADS

Indeksi i çmimeve të importit në Kosovë u ngrit për 1.3 për qind

14:50 | 7 Qershor 2017
Arbresh.info

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Indeksin e Çmimeve të Importit (IÇIMP) për tremujorin e parë (TM1) 2017.

Indeksi i tërësishëm i çmimeve të importit në Kosovë u ngrit për 1.3 për qind në TM1 2017, krahasuar me TM4 2016.

Ngritje më të mëdha të çmimeve sipas sektorëve ishin te: produktet minerale (6.8%); produktet bimore (5.3%); metalet bazë dhe artikujt prej tyre (2.8%); lëkura dhe artikujt e saj (2.8%); plastika, kauçuku dhe artikujt prej tyre (1.1%); tekstili dhe artikujt prej tij (1.1%); artikujt e ndryshëm të prodhuar (0.6 %); instrumentet optike, fotografike, matëse, medicinale dhe muzikore, si dhe mekanizmat e orës (0.6%); vajrat ushqyese (0.4%); dhe druri dhe artikujt e tij (0.2%).

Ngritja u neutralizua, kryesisht nga rënia e çmimeve sipas sektorëve te: letra dhe artikujt prej saj (-4.9%); këpucët (-1.9%); artikujt e gurit, llaçit, produktet e keramikës dhe të qelqit (-1.1%); pajisjet e makinerisë dhe pajisjet elektrike (-0.7%); produktet e industrive kimike (-0.5%); mjetet e transportit (-0.5 %); dhe artikujt ushqimorë të përgatitur, pijet dhe duhani (-0.1%).

Ndërkaq, krahasuar TM1 2016 me TM1 2017 çmimet e importit në Kosovë u ngritën në një mesatare prej 5.2%.

Ngritjet më të mëdha sipas sektorëve ishin te: produktet minerale (25.0%); metalet bazë dhe artikujt e tyre (9.1%); shtazët e gjalla dhe produktet e tyre (8.9%); lëkura dhe artikujt prej saj (7.9%); produktet bimore (6.4%); instrumentet optike, fotografike, matëse, medicinale dhe muzikore, si dhe mekanizmat e orës (4.0%); druri dhe artikujt e tij (2.2%); artikujt e ndryshëm të prodhuar (1.6%); artikujt ushqimorë të përgatitur, pijet dhe duhani (1.3%); artikujt e gurit, llaçit, produktet e keramikës dhe të qelqit (1.1%); pajisjet e makinerisë dhe pajisjet elektrike (0.6%); dhe plastika, kauçuku dhe artikujt e tyre (0.3%).

Ngritja u neutralizua, kryesisht nga rënia e çmimeve sipas sektorëve te: letra dhe artikujt e saj (-4.6 %); këpucët (-4.2%); vajrat ushqyese (-3.3%); tekstili dhe artikujt e tij (-2.0%); produktet e industrive kimike (-1.0%); dhe mjetet e transportit (-0.1%).

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme