Në qytetin e Gjakovës sot është bërë përurimi i sektorit të prodhimit të lëkurës “Intertex Leather”, në kuadër të kompanisë së tekstilit “Intertex”. Kjo hapje është vazhdimësi e suksesit të kompanisë “Intertex” të hapur 8 muaj më parë për prodhimin e mbulesave të markave të njohura si “Volvo” dhe “Volkswagen”, gjithashtu edhe të prodhimit të uniformave të punës dhe prodhimeve tjera të tekstilit, transmeton arbresh.info
Për të bërë hapjen solemne të sektorit më të ri të “Intertex”, ishin të pranishëm Ish-Presidenti i Kosovës, z.Behgjet Pacolli, Kryetarja e Gjakovës, Mimoza Kusari- Lila, dhe ambasadori i Italisë në Kosovë, Andreas Ferrarese, si dhe qytetarë të Gjakovës.
Presidenti i AKR-së, z. Behgjet Pacolli iu drejtua të pranishmëve duke i falënderuar dhe duke iu uruar suksese të mëtejshme të repartit të ri të “Intertex”.
“Falënderoj të gjithë që janë angazhuar për hapjen e këtij reparti që kemi siguruar punë për disa punëtorë dhe për disa familje. Ky investim është i dëshirës shumë të madhe të disa investitorëve”, tha Pacolli.
E para e Gjakovës, Mimoza Kusari- Lila falënderoi në mënyrë të veçantë Presidentin Pacolli duke thënë se ai Gjakovës po ia kthen buzëqeshjen.
“Falënderoj në mënyre të veçantë Presidentin Pacolli që në dy data të rëndësishme, Gjakovës po ia kthen buzëqeshjen e shumë punëtorëve që sot janë këtu prezent por gjithashtu e dinë që do të iu bashkëngjitën edhe shumë punëtorë tjerë në shumë reparte tjera”. ka thënë Kusari-Lila.
Ndërsa shtoi se hapja e këtij reparti është shpresa për të ardhmen është ndjenja që Gjakovës po i kthehet buzëqeshja.
“Në sot me rastin e festës së 28 nëntorit po inaugurojmë hapjen e një reparti të ri “ Intertex Leather”, është shpresa për të ardhmen është ndjenja që Gjakovës po i kthehet buzëqeshja. Ne mbesim të pathyeshëm që t’ia japim vendit tonë atë që të tjerët sakrifikuas, për t’ia dhënë vendit shpresën dhe punën.”, tha Kusari- Lila.
Në këtë aktivitet ka marrë pjesë edhe ambasadori Italian në Kosovë Andreas Ferrarese, i cili ka thënë se Kosova duhet të fokusohet më shumë tek ekonomia pasi vetëm ekonomia mund të jetë faktor për zhvillimin e vendit.
Në fund, të gjithë përfaqësuesit kanë prerë shiritin për hapjen e kësaj linje si dhe kanë vizituar sektorët e prodhimit të fabrikës Intertex./Arbresh.info
Shqipëria pranohet si Vëzhguese në Rrjetin Evropian të Admin...
Kush do të largohet e kush “rikthehet”? Sonte ju pret një pr...
Kosovarët pa viza edhe në Tajvan
Osmani bashkë me Hovenierin dhe ushtarët në kampin Bondsteel...
Çiftet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, lehtë për favo...
Trafiku Urban thotë se janë eliminuar paqartësitë rreth proc...