Bordi i Drejtorëve të Agjencisë Kosovare të Privatizimit sot ka mbajtur mbledhjen e parë, pak ditë pasi emërimit të Bordit nga Kuvendi i Republikës së Kosovës.
Në këtë mbledhje të udhëhequr nga z.Petrit Gashi, Kryesues i Bordit, u diskutua për një varg çështjesh të përcaktuara me agjendë bazuar në mandatin ligjor të AKP-së.
Bordi në mënyrë unanime miratoi vendimin për bartjen e shumës prej 61.3 milionë euro nga fondet e mirëbesimit të Ndërmarrjeve Shoqërore në likuidim në buxhetin e Republikës së Kosovës, ashtu siç parashihet me Ligjin e AKP-së, për nevoja të shfrytëzimit nga ana e Qeverisë së Kosovës. Këto mjete janë ndarë nga fondet e përcaktuara si tepricë prej procesit të likuidimit të 125 ndërmarrjeve shoqërore.
Gjithashtu, Bordi diskutoi lidhur me zhvillimet e fundit në ndërmarrjen shoqërore “Trepça” nën administrimin e AKP-së, dhe në këtë kuadër shqyrtoi, dhe me pajtimin e të gjithë anëtarëve prezent të bordit miratoi kërkesën e ndërmarrjes Trepça për shitjen e koncentratit të plumbit dhe zinkut.
Në këtë takim, anëtarët e Bordit të Drejtorëve u zotuan se do të punojnë me përkushtim dhe profesionalizëm gjatë ushtrimit të mandatit si anëtar të këtij organi, gjithnjë në përputhje të plotë me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, me Ligjin e AKP-së dhe ligjet e tjera në fuqi, me synimin që t’i kontribuojnë zhvillimit ekonomik të vendit.
Bordi përbëhet nga tetë anëtarë: Petrit Gashi, kryesues; Bajram Zejnullahu, drejtor; Hamdi Jaha, drejtor; Hasime Mazreku-Krasniqi, drejtor; Haxhi Arifi, drejtor; Ismail Januzi, drejtor, Ranko Djokiq, drejtor dhe Skender Komoni, drejtor.
Kjo ishte mbledhja e 70-të e Bordit të Drejtorëve që nga themelimi i Agjencisë, ndërsa mbledhja e ardhshme do të mbahet në pjesën e dytë të muajit janar 2016.
Media spanjolle “La Vanguardia”: Zbuloni Beratin, qytetin pë...
Komisionet parlamentare vazhdojnë shqyrtimin e ligjit për bu...
Parashikimi i motit për sot
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...