Google ADS

Importuesit e mishit telashe me zbatimin e MSA-së

09:47 | 17 Prill 2016
Arbresh.info

Bizneset të cilat importojnë mallra nga vendet anëtare të Bashkimit Evropian, janë duke u ballafaquar me disa problem procedural me Doganën e Kosovës, gjatë importit të mallrave të tyre. Këto shqetësime vijën dy javë pas hyrjes në fuqi të Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit (MSA). Produktet e mishit që importohen nga vendet e Bashkimit Evropian, me marrëveshje duhet të lirohen për 1 përqind.

Para se të nënshkruhej marrëveshja, taksa për importin e produkteve të mishit me origjinë nga vendet e BE-së, ka qenë 10 përqind, ndërsa tani ajo duhet të tariforet me 9 përqind.

Një nga importuesit më të mëdhenj të mishit në Kosovës, i cili nuk ka dashur të identifikohet, ka thënë se doganat në këtë fillim të zbatimit po e aplikojnë tarifën prej 10 përqind. Ai thotë se dogana në këtë rast nuk po e merr për bazë certifikatën e origjinës së mallit që njihet si Euro1, e cila sipas këtij importuesi tregon origjinën e mallit dhe do të duhej të ketë lirim të produktit në 9 përqind.

“Dogana e Kosovës duhet të ketë parasysh dhe mos të merr euro 1, si pretekst për me u paguar taksat të cilat shteti jonë vullnetarisht i ka hequr. Në qoftë se kemi qenë të gatshëm të nënshkruajmë marrëdhënie, atëherë edhe ato duhet ta zbatojnë. Më shumë do të duhej dogana të përqendrohet në zotimin e marrëveshjes se sa në gabimet e vogla në dokumentacion në bazë të cilave më pastaj duke heqë taksën për të cilën ka nënshkruar një marrëveshje me Komisionin Evropian. Këto janë disa lëshime, ku shpesh importuesit e Kosovës po ballafaqohen, kohëve të fundit”, tha ky importues.

Zëdhënësi i Doganave të Kosovës, Adriatik Stavileci ka hedhur poshtë këtë fakt duke thënë se deri tani gjithçka ka shkuar sipas marrëveshjes dhe se deri tani nuk kanë pasur ankesa nga importuesit e mishit.

“Marrëveshja e MSA-së parasheh që secili mall i cili prodhohet në Unionin Evropian (UE), dhe ka origjinën e UE-së, përfiton lirime preferenciale apo të drejta preferenciale gjatë importimit të tij në Kosovë. Në këtë rast që ju jeni duke e trajtuar tek mishi, duhet të zhdoganohet me normën doganore prej 10 përqind para hyrjes në fuqi dhe pas hyrjes në fuqi të MSA duhet të zhdoganohet me normën e re apo normën preferenciale prej 9 përqind….Nëse kompanitë e ndryshme kanë ankesa apo kanë çështje të tjera që dogana nuk është duke e zbatuar apo diçka tjetër, ne e kemi hapur një zyre përmes të cilës trajtojmë të gjithë këto çështje. Mundë të iu them që zyrtarisht asnjë ankesë nuk e kemi marrë sa i përket zbatimit të marrëveshjes së MSA-së. Duhet të kemi parasysh që Doganat e Unionit Evropian nuk lëshojnë certifikata të origjinës për mallrat të cilat nuk janë të prodhuara në vendet e tyre“, tha Stavileci.

Kryetari i Odës Ekonomike Amerikane, Arian Zeka, tha për KosovaPress se deri tani nuk kanë pasur ankesa se ka ndonjë problem gjatë importit të mallrave nga ana e bizneseve. Ai tha se Doganat e Kosovës do të ishte mirë të bëjë përgatitjet e duhura me doganat e shteteve anëtare të BE-së, në mënyrë që mos të kenë telashe në aspektin e njohjes së certifikatave të Euro1.

“Deri më tani nuk kemi marrë ndonjë ankesë nga ana e kompanive tona, anëtare të cilat merren me importimin e produkteve. Duket që gjithçka po shkon në kushte normale. Ajo çfarë do të doja është që edhe dogana jonë ka bërë përgatitjet e duhura dhe koordinimin e duhur edhe me doganat e shteteve anëtare tëBE, ashtu që mos të ketë asnjë telashe, qoftë në procesin e njohjes së certifikatave të origjinës të njohura si certifikata e Euro1, ashtu që kurdo që kompanitë kosovare importojnë ndonjë produkt nga shtete anëtare të BE-së, mos të hasin në problem në verifikimin ose në deklarimin e origjinës së mallit. Ashtu siç ka qenë rasti në të kaluar me importimin e produkteve nga shtetet anëtare të marrëveshjes për tregti të lirë në Evropën Qendrore ose nga CEFTA. Meqenëse kemi pasur problem të tilla, besoj që këto problem edhe nëse paraqiten do të duheshin të trajtohen dhe të zgjidhen shpejt, meqë flasim për shtete ose për dogana të cilat janë shumë më të strukturuara dhe profesionale nga shtetet anëtare të BE, dhe si të tilla këto problem nuk do të duheshin të paraqiten në të ardhmen”, tha Zeka.

Javën e kaluar është formuarKomisioni Parlamentar për Stabilizim Asocim. Kryetari i këtij komisioni , Xhavit Haliti është shprehur i bindur se të gjitha institucionet kanë marrë seriozisht zbatimin e MSA-së.

“Jam i bindur që të gjitha institucionet që kanë të bëjnë me zbatimin e MSA-së të cilat kanë marrë seriozisht këtë çështje dhe janë duke u angazhuar që t’i kryejnë detyrat e shtëpisë. Ne duhet ta kemi parasysh funksionimin të organeve ligjvënëse zbatues se si po funksionojnë dhe apo i realizojnë të gjitha që janë detyrë e secilit veç e veç. Besoj se edhe Ministria për Integrim dhe institucionet e tjera qeverisëse që janë në nivel të detyrës duke përfshirë këtu edhe Ministrinë e Drejtësisë, e cila ka detyrime shumë të mëdha sa i përket zbatimit të marrëveshjes”, tha Haliti.

Problem tjetër për importuesit ishte edhe mënyra e trajtimit preferencial të shteteve anëtare të BE-së ndaj Kosovës. KosovaPress gjatë javës së kaluar kishte raportuar se shteti gjerman me fillim të zbatimit të MSA nuk ikishte hequr barrierat për importuesit kosovarë. Në ueb-faqen e Doganës së Gjermanisë deri në ditën e martë, Kosova kishte trajtim preferencial të një anshëm. Por siç duket pas pyetjeve që redaksia e KosovaPress-it,i dërgojëtë martën në Ambasadën Gjermane në Prishtinë, dogana gjermane ka intervenuar dhe tani në po të njëjtën ueb-faqe është ndryshuar trajtimi për Kosovën, ashtu siç është për Shqipërinë dhe vendet e rajonit që kan? ? nënshkruar me herët MSA-në.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme