Google ADS

Importi i qumështit po i rëndon shumë prodhuesit vendorë

09:29 | 20 Shtator 2016
Arbresh.info

Prodhuesit e qumështit në Kosovë vazhdojnë të përballen me sfida të shumta. Importi i qumështit nga vendet e regjionit, po rëndon edhe më shumë prodhuesit vendor. Prodhuesit dhe përpunuesit e qumështit në Kosovë, thonë se kanë kapacitete të mjaftueshme për të mbuluar kërkesat e tregut vendor për qumësht cilësor, por, për këtë, u mungon mbështetje e mjaftueshme nga shteti.

Industria e qumështit në Kosovë vazhdon të ketë sfida para vetës. Për prodhuesin e qumështit,  Milazim Berisha, konsumimi i produkteve vendore, vazhdon të mbetet sfidë për ta. Në një prononcim për Radio Kosovën, ai thotë se nuk mbështeten me subvencione nga shteti aq sa

Tregu i Kosovës vazhdon të jetë i dominuar nga importi i lartë i produkteve me yndyrë bimore, thotë kryetari i Shoqatës së Përpunuesve të Qumështit të Kosovës Ramadan Memaj. Ai thotë se këto importe kanë krijuar një krize të madhe në sektorin e qumështit.

Kjo industri thotë  Memaj, furnizon qytetarin me qumësht të freskët që është me vlera më të mëdha ushqyese,  sesa ai nga importi. Ai thotë se agjenda politike në vend ka lënë anash problemet e sektorëve të tjerë, në veçanti të kësaj industrie.

Sëmundja gungore ka ndikuar mjaftë rëndë në këtë sektor, sepse veprimet e shtetit kanë qenë të vonuara, thotë Ramadani, duke bërë sektori i qumështit të rëndohet dhe më shumë./rtk

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme