Megjithëse zyrtarisht ende nuk ka filliar fushata zgjedhore për zgjedhjet lokale të 22 tetorit, PDK’ja ka nisur takimet intensive në përkrahje të kandidatëve të tyre.
Zëvendëskryetari i kësaj partie, Enver Hoxhaj ka qëndruar edhe sot në Prizren ku ka zhvilluar takime në lagjen Arbana, si dhe në fshatrat Nashec dhe Grazhdanik, së bashku me Shaqir Totaj, kandidatin për kryetar të Prizrenit.
Hoxhaj ka deklaruar se Prizreni do të jetë qendra kryesore ekonomike në mes të Prishtinës dhe Tiranës. Ai ka thënë se prioritet i PDKsë do të jenë zhvillimi ekonomik dhe vendet e punës.
“Takime të shkëlqyera me qytetarët e lagjes Arbana në Prizren, si dhe në fshatrat Nashec dhe Grazhdanik, ku së bashku me kandidatin e PDKsë për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj shkëmbyem mendime dhe ide se si ta zhvillojmë këtë qytet. Me udhëheqjen e PDKsë, Prizreni do të jetë qendra kryesore mes Prishtinës dhe Tiranës, si dhe prioritet kryesor do të jetë zhvillimi ekonomik dhe vendet e reja të punës”, ka shkruar Hoxhaj.
Luginasit ankohen për gjoba në kufirin e Kosovës, kryetari i...
Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin ...
Zarf i bardhë: Banorët fitojnë 100% të buxhetit gjatë sfidës...
ARC organizoi trajnim dy ditor për zyrtarët e gjendjes civil...
Protesta në të gjithë vendin për djegien e pemës së Krishtli...
Një delegacion nga SPAK vizituan Zyrën e Kryeprokurorit të S...