Projekti i bashkimit të Doganës së Kosovës dhe Administratës Tatimore të Kosovës ka nisur në vitin 2016, nga ish-Ministri i Financave, Avdullah Hoti. Por, Ministri në detyrë, Bedri Hazma, asnjëherë nuk e çoi këtë ide deri aty ku synonte ish-ministri Hoti.
Veç miratimit për bashkimin formal në Agjenci të të Hyrave të Kosovës nuk ka vazhduar më tej.
Madje sipas Ministrisë së Financave nuk ka qenë as objektiv i tyre.
Kështu ka bërë të ditur në një përgjigje dhënë për arbresh.info, Lulëzim Rafuna, këshilltar i ministrit në largim të Financave Bedri Hamza,.
Ai ka shtuar gjithashtu se Hamza as nuk e ka përkrahur këtë projekt duke treguar edhe arsyet.
“Unë si Lulëzim nuk e kam përkrahë këtë ide, edhe ministri Hamza nuk e ka përkrahë. Janë arsyet politike dhe ekonomike. Ne e kemi propozuar dhe e kemi dërguar bashkë me Ligjin e TVSH-së në Kuvend për me e themelu edhe një Agjencion për mbledhjen e tatimit të vlerës së shtuar që të shtohet efikasiteti dhe të luftohet informaliteti dhe korrupsioni i mundshëm në të dy administratat, qoftë në Doganë të Kosovës dhe ATK”, ka thënë ai.
Rafuna ka shtuar se “nuk e mbështetshim sepse vetëm shtete e pavarura kanë Doganë. Ne nuk duam me e humb Institucionin e Doganës sepse ajo qëndron në kufijtë shtetërore”.
Këshilltari i Hamzës ka thënë gjithashtu se projekti u ka mbetur pezull atyre që e kanë nisur.
“Ky projekt është nisë në kohën e ish-ministrit, Avdullah Hoti dhe nuk ka qenë objektiv i joni. Ne asnjëherë nuk kemi thënë se do ta bashkojmë Doganën dhe ATK-në. Ju ka mbet pezull atyre që e kanë nis, ministrit aktual nuk i ka mbet pezull sepse as nuk e ka nis e as nuk është marrë me të”, ka thënë ai në prononcim dhënë për arbresh.info.
E ish –ministri i Financave, Avdullah Hoti, tre muaj më parë ka bërë të ditur se me programin e LDK-së, do të ndodhë bashkimi i ATK-së dhe Doganës së Kosovës.
Ai ka shtuar se kjo do të ofroj lehtësime për bizneset.
“Në programin e LDK-së, me PAKON FISKALE 3.0, do të ndodh bashkimi i ATK-së dhe Doganës dhe do të kalohet në mbledhje të TVSH-se brenda vendit. Kjo do të lehtësojë bizneset duke rritur likuiditetin e tyre, pasi nuk do të kenë nevoje të paguajnë mbi 400 mil euro para se të shesin mallin, por vetëm atëherë kur të ndodhë transaksioni”, ka shkruar Hoti më 22 shtator./arbresh.info/
E në kohën kur kishte nisur ky projekt ministri i atëhershëm i Financave kishte bërë të ditur gjithashtu se pret që bashkimi të ndodhë në janar të 2017-ën.
Ai kishte shtuar gjithashtu se kjo do të ndikonte në përmirësimin e shërbimeve për tatimpagues.
“Unë kam pritje bukur të mëdha në krijimin e sinergjisë së nevojshme edhe në përmirësimin e shërbimeve për tatim paguesit nga ky proces i bashkimit. Unë pres që kostoja që kemi ne karshi jush për t’u ofruar shërbime të zvogëlohen dukshëm kur këto dy organizata të punojnë së bashku duke qenë të integruara. Ne kemi disa orientime fillestare në bazë të planit që tash kemi ne presim që në janar të vitit 2017 të filloj punën Agjencia formalisht me një menaxhment unik”, kishte thënë ministri Hoti.
Ndryshe Dogana e Kosovës ka mision të gjerë si mbrojtja e shtetit, ekonomisë dhe qytetarëve. Pra, ky mision ndahet në dy kategori, kontributi në çështjet ekonomike dhe kontributi për sigurinë.
Ndërsa misioni i Administratës Tatimore të Kosovës është mbledhja e tatimeve dhe kontributeve për të mbështetur zhvillimin ekonomik dhe mirëqenien e qytetarëve të Kosovës./arbresh.info/
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...