Avdullah Hoti, Ministri i Financave ka thënë se që nga viti tjetër do në Kosovë do të fillojë të aplikohet mënyra e prokurimit elektronik.
Ai në një takim pune të organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, po ashtu ka thënë se Ligji për Investime Strategjike do të jetë fillimi i ndryshimit në mënyrën e të bërit biznes dhe se konkurrenca do të ketë rritje.
“Ne i kemi bërë të gjitha përgatitjet që vitin tjetër, ligji tani është në fuqi, dhe besoj që në muajt e parë të vitit të ardhshëm do të jetë i aplikueshëm, së paku disa prej moduleve që do të rrisin konkurrencën sa i përket prokurimit elektronik, sepse si Qeveri, si buxhet shpenzojmë afër 800 milionë euro në ekonomi i fusim përmes prokurimit elektronik, dhe kjo besoj se do të vejë një rregull dhe do të vendos një konkurrencë të hapur në këtë drejtim”, është shprehur Ministri Hoti.
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...