Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti ka thënë sot se Telekomi do të ketë mbështetjen e Qeverisë së Kosovës.
Hoti në një postim në Facebook shkruan se bashkë me ministrin e Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi ka zhvilluar një takim virtual me anëtarët e Bordit të Telekomit.
“Telekomi do ta ketë mbështetjen e Qeverisë së Kosovës. Bashkë me ministrin e Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi, sot kemi zhvilluar takim virtual me anëtarët e Bordit të Telekomit, me të cilët biseduam për gjendjen e përgjithshme në këtë ndërmarrje. Qeveria e Kosovës, si aksionar, do ta mbështesë këtë ndërmarrje me interes strategjik për vendin dhe shumë shpejt do të diskutohet edhe plani për rimëkëmbjen, i cili është duke u përgatitur nga Bordi i Telekomit”, shkruan Hoti.
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...