Google ADS

Hoti takon biznesmenët, flasin për rimëkëmbjen ekonomike

13:31 | 12 Qershor 2020
Arbresh.info

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti priti sot një grup biznesmenësh tanë, me të cilët bisedoi për hapat që ka ndërmarrë Qeveria e Kosovës për zbutjen e pasojave ekonomike të pandemisë COVID- 19, si dhe për ndihmesën që mund të japin në këtë aspekt bizneset e bashkatdhetarëve tanë.

Gjatë këtij takimi, kryeministri Hoti ritheksoi se krahas menaxhimit të pandemisë COVID- 19

Hoti takon biznesmenët, flasin për rimëkëmbjen ekonomike

Ndërsa, përfaqësuesit e bizneseve nga diaspora, të cilëve u printe , Lazim Destani i kompanisë “Ekolog”, njëherësh president nderi i Unionit të bizneseve shqiptare në botë, pohuan se ata janë të gatshëm të investojnë dhe të ndihmojnë me tërë kapacitetet e tyre për të ndihmuar që të zbuten pasojat ekonomike të kësaj ekonomie.

Në këtë takim, po ashtu, të pranishëm ishin edhe z. Nazmi Viqa, nga AWR Abbruch GMBH, kryetar i Unionit të bizneseve shqiptare në Gjermani,  Remzi Ejupi, pronar i “Eurokoha” dhe Skender Xhakaliu, ish-ambasador i Kosovës në Gjermani.

Kryeministri Hoti, me këtë rast, falënderoi biznesmenët tanë që këto ditë siguruan dhjetë mijë teste për COVID-19./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme