Ministri i Financave Avdullah Hoti, ka deklaruar të hënën se reformat në fushën fiskale që ka ndërmarrë Qeveria e Kosovës në këto dy vitet e fundit, përveç që kanë krijuar një ambient dhe insentiva të mira për zhvillimin e biznesit, ato kanë ndikuar edhe në gjenerimin më të mirë të të hyrave.
Këto komente ministri Hoti i bëri në forumin “Tregtia dhe investimet në Kosovë – Treg me mundësi të mëdha”, të organizuar nga Oda Ekonomike Austriake, i cili po mbahet në Vjenë, ku po ashtu tha se Kosova ka një sistem të thjeshtë dhe me norma të ulëta tatimore. Në këtë forum po marrin pjesë një numër i konsiderueshëm i afaristëve dhe kompanish austriake si dhe përfaqësues të kompanive kosovare.
Sa i përket reformës fiskale ministri Hoti tha se Qeverisë e Kosovës, përmes ndryshimit të pakos fiskale ka bërë të mundur që sistemi ynë tatimore njëkohësisht të jetë mbështetës për sektorin privat por edhe ende të gjenerojë të ardhurat e nevojshme për të financuar aktivitetet thelbësore të qeverisë.
Ministri Hoti përmendi veprime konkrete që Qeveria e Kosovës ka ndërmarrë për të nxitur zhvillimin e sektorit privat, siç është lirimi nga pagesa e TVSH-së e të gjitha makinerive që do të përdoren për prodhim, lirimin nga TVSH-ja e të gjitha pajisjeve të IT-së, është bërë thjeshtësimi i procedurave dhe shkurtimi i kohës së rimbursimit të TVSH-së.
Një reformë tjetër të cilën e kanë nisur autoritet kosovare, e që e ka mbështetjen edhe të FMN-së është procesi i unifikimit të ATK-së dhe Doganës së Kosovës.
Kur jemi të borxhi publik, Ministri Hoti tha se Kosova përballet me nivel të ulët të borxhit publik, dhe ky është një rast i mirë që do të na mundësoj në të ardhmen financimin e projekteve të ndryshme.
Një sukses tjetër i arritur nga Qeveria e Kosovës, e që do të ndikoj drejtpërdrejt në rritjen e besimit të investitorëve të huaj për të investuar në Kosovë, por edhe bizneseve kosovare qasje në tregun evropian është fillimi i zbatimit të MSA-së në mes të Kosovës dhe Bashkimit Evropian.
Një pikë tjetër, pa të cilën reforma t e ndërmarra nuk do të ishin të plota, dhe të cilës i kemi kushtuar kujdes të veçantë është rritja e transparencës dhe përgjegjësisë në mënyrën se si menaxhohet paraja publike në vend.
Zelenskiy thotë se Ukraina duhet të bëjë gjithçka për t’i dh...
Makina përplas një këmbësor në Elbasan
Lajmi i mirë për Shqipërinë, Gjeorgjia dhe Ukraina ndajnë pi...
‘Turneu i Ndryshimit’ arrin edhe në Istog, Abdixhiku: Si gji...
Sylvinho përzgjedh formacionin anti-Çeki
Shtohen masat e sigurisë në ndeshjen Shqipëri – Çeki