Edhe ish-kryeministri i Kosovës, njëherit deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, deklaron për Front Online se tashmë Projektligji për Paga do të duhej të ishte i miratuar në Kuvend.
“Ky ligj duhej të ishte sjell në Kuvend në fund të vitit të kaluar, në mënyrë që me buxhetin e këtij viti të parashihej skema e re e pagave”, thotë Hoti, për Front Online.
Ndërsa pohon se duke parë rritjen e përditshme të çmimeve, është e domosdoshme që i njëjti të procedohet sa më parë nga Qeveria për në Kuvend.
“Tani me rritjen e çmimeve, sidomos për produktet bazike ushqimore, është me rëndësi që ky ligj të procedohet sa më parë”, është shprehur ndër të tjera Hoti.
Më 30 qershor të vitit 2020, Gjykata Kushtetuese e Kosovës e kishte shpallur të pavlefshëm Ligjin për Pagat në Sektorin Publik.
Sipas vendimit, ligji nuk ishte në përputhshmëri me 11 nene të Kushtetutës së Kosovës.
Sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese zyrtarët publikë nuk do t’i marrin pagat e rritura sipas Ligjit që ishte miratuar më 2019.
Më 6 dhjetor 2019, Ligjin për Paga në Gjykatën Kushtetuese e kishte dërguar Avokati i Popullit për vlerësimin e përputhshmërisë së tij me Kushtetutën.
Ligji për paga ishte miratuar në muajin shkurt të atij viti.
Ky ligj rregullonte rritjen e pagave për 70 për qind të punëtorëve në sektorin publik, kurse 30 për qind mbeten jashtë.
Ligji ishte miratuar nga Qeveria e Kosovës, e cila drejtohej nga Ramush Haradinaj.
Anglia merr fitore të thellë ndaj Irlandës dhe rikthehet në ...
Kurti: Doracakët asnjëherë nuk kanë qenë kurrikulë e as teks...
‘Termokos’: 17.500 konsumatorë me pajisje matëse për ngrohje
Eksperti gjerman bën një propozim radikal: Burrat patentë-sh...
Scholz mbron bisedën telefonike me Putinin
Teatri Kombëtar i Kosovës është futur në grevë të përgjithsh...