Ministri i Financave, Avdullah Hoti, ka pritur sot në takim delegacionin e Misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar, të kryesuar nga Jacques Miniane, me rastin e fillimit të vizitës së tyre në Kosovë.
Hoti ka informuar delegacionin e FMN-së, për performancën ekonomike e fiskale në vitin 2015, për ecuritë në dy muajt e parë të vitit 2016, si dhe për performancën e pritur për pjesën e mbetur të këtij viti në vend.
Ndërsa, sa i përket fillimit të vitit 2016, Ministri Hoti bëri të ditur se të hyrat buxhetore, në veçanti ato tatimore janë duke performuar shumë mirë, ndërsa shpenzimet buxhetore janë në linjë me planifikimet.
Shefi i Misionit për Kosovë, Jacques Miniane, e vlerësoi lart përmbylljen e vitit fiskal 2015 dhe ecuritë pozitive të programit.
Delegacioni i FMN-së do të qëndroj në Kosovë deri më 5 prill, ku përveç Ministrisë së Financave do të kenë takime edhe me përfaqësuesit e institucioneve tjera në Kosovë.
Rrahmani jep një mesazh të fortë në konferencë për media pas...
Skandal pas skandali në Rumani/ Tentohet të sulmohet Edon Zh...
Bajram Shala: Pati edhe racizëm dhe sjellje racore, hera e d...
Futbollistët dardan nuk kthehen në fushë, gjqytari e mbyll n...
Gjyqtari kryesorë u jep ultimatum futbollistëve dardan tR...
Ky është parashikimi i motit për vikend