Dogana dhe ATK për pesë muaj e parë të këtij viti kanë mbledhur 550 milionë euro ose 71 milionë më shumë se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, duke arritur pa ndonjë problem të realizohet plani i të hyrave për këtë vit.
Kjo rritje e të hyrave sipas Ministri të Financave, Avdullah Hoti ka ardhur duke luftuar ekonominë jo formale, nga tatimpaguesit e mëdhenj, duke shtuar masat strikte në kontrollin e mbledhjes së tatimeve brenda dhe nga aktiviteti i shtuar ekonomik.
Ministri Hoti në intervistën për KosovaPress ka treguar se në tetë vjetët e fundit as një herë gjendja financiare e qeverisë nuk ka qenë më e mirë. Sipas tij, qeveria aktuale ka një bilancë bankar që i tejkalon të gjitha parashikimet që kanë qenë me herët. Hoti tha se kanë afër 400 milionë euro bilancë bankar, dhe nga ky këndvështrim kanë situatën mjaft stabile dhe nuk ka nevojë të brengosen.
Ministri i Financave tregon se qeveria parashikon normën e rritjes ekonomike për këtë vit prej 3.8 deri 4 për qind.
Sipas ministrit Hoti gjithashtu Kosova ka një borxh publik 13.5 ose 800 milionë euro, që për ministrin është borxhi më i u lët krahasuar me rajonin.
“I kemi të dhënat e fundit për 5 muajt e parë të këtij viti. Rritja e të hyrave është 16 përqind, krahasuar me 5 mujorin e vitit 2015. Kemi mbi 70 milionë euro më shumë, kemi mbledhur sesa që janë mbledhur në pesë muajt e parë të vitit 2015. Pra, po krahasohemi me vetveten e jo me qeveritë e kaluara, në bazë të kësaj unë jam shumë konfident që ne arrijmë të realizojmë planin e të hyrave për këtë vit pa ndonjë problem”, tha ministri Hoti.
Hoti tha se në kuadër të kësaj ka indikacione të besueshme që po rriten investimet e jashtme, po rritet punësimi, po rritet aktiviteti ekonomik në vend.
Ai duke folur për pakon e re fiskale që ka hyrë në fuqi në shtator të vitit të kaluar, tha se kjo pako ka pasur dy qëllime kryesore, njërin për mbështetje t? ? zhvillimit ekonomik dhe tjetri për rastet sociale.
“Pakoja fiskale ka pasur dy qëllime bazike, njëri qëllim ka qenë të mbështesim zhvillimin ekonomik të vendit dhe ana tjetër ka qenë aspekti social i pakos fiskale. Me këtë pjesën e parë të zhvillimit ekonomik ne e kemi hequr komplet TVSH-në nga importi i të gjitha makinerive prodhuese i të gjitha lëndëve të para dhe i pajisjeve të teknologjisë informative”, tha Hoti.
Ai tha seefektet e kësaj pako i kanë parë prej shtatorit e këndej, ku statistikat që kanë për katër muajt e fundit të vitit 2015, tregojnë që janë mbledhur më pak të hyra nga TVSH nga importi i pajisjeve, makinerive prodhuese dhe i lëndëve të para, që janë diku afër 6 milionë euro.
Hoti tha më tej se krahasuar me regjionin, Kosova ka borxhin publik më të ulëtin. Sipas t ij, më këtë përqindje të ulët është krijuar hapësira të rritet borxhi publik, diku edhe 10 përqind.
Për sa i përket krijimit të lehtësirave fiskale për investitorët e huaj, ai tha se janë në prag të miratimit të Ligjit për Investime strategjike. Hoti tha se i trajtojnë investitorë t e jashtëm njësoj sikur i trajtojnë investitorët vendorë dhe se kanë arrit marrëveshje me shumicën e vendeve për mbrojte të investimeve.
Hoti tregoi se po negociojnë me investitorë të mëdhenj që të investojnë në sektorët që janë strategjik, si në energjetikë, bujqësi, turizëm dhe në projekte të mëdha që kërkojnë shuma të mëdha të investimeve, të cilat nuk ka konkurrencë të drejtpërdrejt.
Ministri i Financave pret që rritja ekonomike për këtë vit të jetë 3.8 deri 4 përqind, meqë janë në rrugë të mbarë me zhvillimet dhe projektet ekonomike që janë paraparë për sivjet.
“Tani parashikimet tona janë që ky vit të mbyllet me 3.8 deri 4 për qind, këta pesë muaj të këtij viti ka në qenë mjaft të suksesshëm, nuk ka asnjë arsye për të besuar se nuk do të arrijmë këtë, jemi në rrugë të mbarë, besoj me këto zhvillime që janë ekzistuese, nëse ecin punët mirë dhe fillojnë shpejt me projektin e Brezovicës, dhe nëse kah fundi i vitit eventualisht fillohet me projektin e “Kosova e Re”. Po ashtu, nëse eventualisht fillojmë me rekonstruimin e hekurudhës nga Hani i Elezit për çka janë kryer të gjitha procedurat, besoj që këto do japin një imput të ri ekonomisë vendore…Unë jam i sigurt që viti 2017 do të bëjë një kapërcim signifikantë në normën e rritjes ekonomike”, tha ai.
Hoti ka folur edhe për qëndrueshmërinë financiare, që sipas tij, qëndrueshmëria fiskale e Qeverisë dhe shtetit të Kosovës është e mirë, krahasuar me atë që e kanë trashëguar në dhjetor të vitit 2014. Sipas tij, bilanci bankar që ka qenë pak mbi 100 milionë euro, tashmë është trefish më i madh sesa që ka qenë në janar të vitit 2015.
Asani para ndeshjes me Çekinë: Nuk ka rëndësi kush shënon, t...
Zelenskiy thotë se Ukraina duhet të bëjë gjithçka për t’i dh...
Makina përplas një këmbësor në Elbasan
Lajmi i mirë për Shqipërinë, Gjeorgjia dhe Ukraina ndajnë pi...
‘Turneu i Ndryshimit’ arrin edhe në Istog, Abdixhiku: Si gji...
Sylvinho përzgjedh formacionin anti-Çeki