Pak ditë pas marrjes së postit të kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti ka hapur një konkurs.
Zyra e kryeministrit do të ofroj mundësi për mbajtje të praktikës për një periudhë kohore deri në 6 muaj, shkruan arbresh.info.
Në njoftim thuhet se mund të aplikojnë të gjithë studentët dhe të diplomuar në fushën e drejtësisë, ekonomisë, shkenca sociale, shkenca politike dhe administratë publike.
“Njoftohen të interesuarit, student dhe të diplomuar në fushën e drejtësisë, ekonomisë, shkenca sociale, shkenca politike dhe administratë publike, se mund të bëjnë kërkesë për mbajtje të praktikës në Zyrën e Kryeministrit për një periudhë kohore deri në 6 muaj”, thuhet në njoftim.
Aty janë cekur edhe kushtet që duhet të plotësojnë aplikuesit.
“Kandidatët duhet të kenë aftësi të mira në të shkruar, përgatitjen e prezantimeve të ndryshme si dhe aftësi të mira komunikuese. Gjithashtu, duhet të jenë në gjendje të punojnë të pavarur, por edhe si pjesë e grupeve punuese, të jenë kreativ dhe proaktiv në punë si dhe aftësi të përdorimit të programeve të Microsoft Office”, thuhet më tej në njoftim.
Angazhimi i praktikantëve mundësohet në kuadër të projektit për Përmirësimin dhe Zhvillimin e Politikave që përkrahet nga Ambasada e Suedisë në Kosovë përkatësisht nga Agjencia Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar – SIDA./arbresh.info/
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën