Google ADS

Hoti: Pas marrëveshjes në SHBA, Kosova do jetë epiqendër ekonomike si në kohën e ilirëve

15:26 | 17 Shtator 2020
V. S.

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti është duke raportuar sot para deputeteve të Kosovës.

Dialogu Kosovë–Serbi është tema për të cilën po diskutojnë.

Më këtë raste kryeministri Hoti foli edhe për takimin me presidentin francez, Emanuel Macron, dhe kancelaren gjermane, Angela Merkel.

“Në Samitin e Parisit është thënë se dialogu është çështje javësh apo muajsh, dhe se ky proces është i kufizuar në kohë. Në takimin më 16 korrik në Bruksel ka nisur fillimi i draftimit të marrëveshjes finale të njohjes reciproke. Pala serbe ka kërkuar që në dialog të shtrohet edhe çështja e të zhvendosurve”, tha tutje ai.

Madje, Hoti pati një krahasim interesant, duke thënë se me anë të kësaj marrëveshje,  Kosova kthehet në epiqendër të aktivitetit ekonomik si në kohën e “Dardanëve” , fisi ilir që shtrihej në pjesën e Kosovës.

“Kjo marrëveshje është hap i madh drejt normalizimit të raporteve. Sjellja e gazit në Kosovë do të jetë infusion. Kosova do të kthehet në epiqendër të aktivitetit ekonomik infrastrukturor. Këtë rol qëndror Kosova e ka pasur në historinë e lashtë dardane. Këtë, Kosovës po ia sigurojnë miqtë e saj”,  tha ai.

Po ashtu, Hoti ka thënë se qëndrimi kryesor i qeverisë është se nuk ka diskutime në këtë proces të dialogut, për Asociacionin.

“Më 7 shtator është hapur tema e Asociacionit dhe e obligimeve financiare. Qëndrimi i qeverisë është se tema e Asociacionit nuk hapet në dialog, pasi që kjo marrëveshje është arritur më  2013”, tha ai./arbresh.info/

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/325182478732620

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme