Ministria e Financave ka hequr dorë nga katalogu i vendeve të punës, i përgatitur nga Ministria e Administratës Publike.
Drejtues të kësaj ministrie kanë thënë se ky dokument është stopuar deri në hyrjen në fuqi të Ligjit për Pagat dhe Benificionet, për të cilin po shpresojnë të kenë të gatshëm brenda 3 muajve.
Në intervistën e parë për KTV-në, ministri i Financave, Avdullah Hoti, ka garantuar se pagat nuk do të ulen dhe nuk do të ketë largime të punëtorëve në sektorin publik.
“Prej 560 milionë eurove që është kostoja e përgjithshme e pagave dhe e përfitimeve e shtesave gjatë një viti, janë rreth 50 milionë prej këtyre që janë shtesa të ndryshme dhe përfitime të ndryshme. Por, paga nuk do t’i preket askujt. Ne do e rregullojmë shpërndarjen e përfitimeve dhe shtesave për sektorë në mënyrë që njerëzit të paguhen njësoj për punë të njëjtë që bëjnë, sepse ka laramani nëpër institucione të ndryshme”, ka thënë Hoti.
Hoti ka thënë se në disa pjesë të sektorit publik ka ende vend për punësim dhe jo për largim.
Mirëpo, deklaratave të zyrtarëve qeveritarë nuk po u besojnë drejtues të Federatës sindikale të sektorit publik.
Sipas tyre, qeveria ka kohë që vetëm po jep deklarime dhe asnjë prej tyre nuk po i realizon.
Kalaj ka paralajmëruar se për shkak të këtyre veprimeve brenda pak kohësh i gjithë sektori publik mund të hyjë në grevë.
Paga minimale në sektorin publik është 220 euro, ndërsa një zyrtar me gradën 9 paguhet 411 euro./arbresh.info/
Superliga rikthehet sot me dy superduele
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë
A do të arrestohej Benjamin Netanyahu në Gjermani?
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...