Ministri i Financave Avdullah Hoti po qëndron për vizitë zyrtare në Belgjikë, ku po merr pjesë në takimin e Dialogut ekonomik dhe financiar ndërmjet BE-së dhe Ballkanit Perëndimor dhe Turqisë, i cili po mbahet në Bruksel.
Në këtë takim, ministri Avdullah Hoti bëri të ditur se përgatitja e Programit të Reformës Ekonomike ka qenë një ushtrim i rëndësishëm që na ka shërbyer në dy aspekte.
”Qeveria e Republikës së Kosovës mbetet e përkushtuar në adresimin e rekomandimeve të dalura nga ky proces. Përgatitja dhe zbatimi në tërësi i Programit të Reformave në Ekonomi, përbën një bazë të mirë për përshpejtimin e dialogut vjetor të politikave ekonomike dhe financiare ndërmjet Kosovës dhe BE-së, një ushtrim ky që Qeveria e Kosovës është e angazhuar për ta forcuar edhe më tej. Njëkohësisht, ne mirëpresim mbështetjen e dhënë për të gjitha vendet e rajonit përmes OECD”, tha Hoti.
Ai gjithashtu prezantoi disa nga rezultatet pozitive që Qeveria e Kosovës i ka arritur në vitin e fundit, ku bëri të ditur se financat publike vazhdojnë të mbesin të fuq ishme dhe të zbatohen më tej, me mekanizma shtesë ligjore që sigurojnë këtë stabilitet.
“Së dyti, pas një ngadalësimi ekonomik gjatë vitit 2014, aktivitetet ekonomike janë rritur në mënyrë të konsiderueshme në vitin 2015. Ne presim që ekonomia do të vazhdojë të rritet në periudhën afatmesme. Dhe, së treti, ne jemi të sigurt se përgatitja dhe zbatimi i reformave strukturore, të cilat janë pjesë e Programit të Reformës Ekonomike janë përmirësuar ndjeshëm. Këto reforma, të paraqitura në këtë dokument, janë të bazuara siç duhet në të dhëna dhe prova”.
Në fund ministri Hoti theksoi se “Reformat strukturore që burojnë nga ky program janë bukur në përputhje me objektivat e përcaktuara në Strategjinë tonë Kombëtare për Zhvillim”.
Shqipëria godet rrjetin e trafikimit që fshihte kokainën në ...
Ronaldo: Nuk po planifikoj të pensionohem, thjesht po e shij...
Murati akuzon opozitën për bllokim të uljes së çmimeve, i re...
IPK rekomandon suspendimin e një polici, u rrah me një qytet...
Digjet një veturë në rrugën Duhël-Prishtinë, nuk ka të lëndu...
Prishtina e Re ka triumfuar në miqëosre ndaj Trepçës