Google ADS

Hoti: Kredia e FMN-së për një bilanc bankar të qëndrueshëm

15:34 | 14 Qershor 2015
M. A.

Të hyrat dhe shpenzimet e projektuar në buxhetin e këtij viti do të ndryshohen me rishikim të buxhetit.

Mund të ndodh që disa projekte që janë paraparë në buxhet të mos fillojnë për shkak të problemeve të ndryshme të vonesave.

Ndërsa kredia nga Fondi Monetar Ndërkombëtar do përdoret për bilanc bankar.

Kështu thotë ministri i Financave, Avdullah Hoti, në një intervistë për “KosovaPress”.

“Mund të ndodh që disa projekte që janë paraparë në buxhet të mos fillojnë për shkak të problemeve të ndryshme të vonesave etj… Ato që ne e dimë që është do e bëjmë në këtë rishikim në buxhet është të hyrat. Gjithashtu shpenzimet do të vendosim në një rrafsh real”, tha Hoti.

Ndërsa sipas tij, programi i ri me FMN-në do të ju mundësoj kredinë e cila do të mundësoj bilanc bankarë të qëndrueshëm.

Ndërsa sa i përket ankesave të bizneseve që kanë në raport me doganat, ministri Hoti thotë se është i hapur për të ju ndihmuar bizneseve në rast se ato konsiderojnë që iu është bërë e padrejtë qoftë për rivlerësim apo diçka tjetër.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme