Hoti: Do ta rrisim transparencën përmes avancimit të prokurimit publik elektronik

19:01 | 25 Shkurt 2020
Arbresh.info

Zëvendësministri në Qeverinë e Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se do tw rritet transparenca duke e avancuar prokurimin publik elektronik.

Ai këto komente i ka bërë pas takimit me kryetarin e Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik, Osman Vishaj.

“Diskutuam për ecurinë dhe avancimin e procesit të transparencës të Prokurimit Publik i nisur në vitin 2015 nga Qeveria Mustafa. Do të angazhohemi të avancojmë më tutje sistemin e prokurimit publik, në veçanti prokurimin elektronik dhe efikasitetin e zbatimit të kontratave”, ka njoftuar Hoti.

Prokurimi publik në Kosovë për vite me radhë në raportet vendore dhe ndërkombëtare, ishte konsideruar si burim i korrupsionit në vend.

Një vlerësim i tillë ishte dhënë vazhdimisht në raportet e progresit për Kosovën të Komisionit Evropian.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme