“Tani është krijuar një moment komplet i ri me zhvillimet politike që kanë ndodhur dhe në veçanti me nënshkrimin e marrëveshjes në Uashington”, tha kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, gjatë një vizite që i bëri sot Odës Ekonomike të Kosovës.
Në takimin e mbajtur në këtë odë, përveç kryetarit të saj, Berat Rukiqi të pranishëm ishin edhe drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka, si dhe disa nga përfaqësuesit e bizneseve të Kosovës.
Kryeministri Hoti theksoi se tashmë është themeluar një fond në Buxhetin e Kosovës prej 365 milionë eurosh, ndërsa një pjesë të konsiderueshme është paguar. Gjithashtu, kryeministri bëri të ditur se Ministria e Financave ka dhënë në dispozicion për këtë fond rreth 100 milionë euro shtesë.
“Sot i diskutuam kriteret bazike për shpërndarjen sa më parë, në javët e ardhshme, të këtij fondi, kryesisht për subvencionim të pagave, të eksporteve, për pjesën e bujqësisë dhe gjatë tetorit do të shohim edhe financimin e masave të tjera të parapara në programin për rimëkëmbjen ekonomike”, vijoi kryeministri Hoti, duke shtuar se “për ne, është vitale që t’u qëndrojmë afër bizneseve gjatë këtyre muajve të vështirë”.
Kryeministri Hoti, po ashtu, apeloi që Ligji për Rimëkëmbje Ekonomike, i cili është i dizajnuar për të ndihmuar bizneset, të mbështetet nga të gjitha grupet parlamentare në Kuvend.
“Ky ligj, bashkë me Fondin për rimëkëmbje ekonomike, në total, deri në fund të këtij viti iu mundëson bizneseve dhe qytetarëve në Kosovë rreth 700 milionë euro në dispozicion, prej të cilave për një muaj e përmbyllim pjesën tonë të Fondit për rimëkëmbje ekonomike prej 365 milionë, pastaj pjesa tjetër që vjen prej Ligjit për rimëkëmbje ekonomike”, tha kryeministri Hoti.
Po ashtu, kryeministri Hoti tha se është e nevojshme Qeveria, Oda Ekonomike dhe komuniteti i biznesit të punojnë bashkë, në mënyrë që të shfrytëzohet ky moment i jashtëzakonshëm që është krijuar me nënshkrimin e marrëveshjes së Uashingtonit, nga e cila janë së paku një miliard dollarë amerikan financim për projekte infrastrukturore, që janë të listuara në marrëveshje: hekurudha, autostrada, studimi i fizibilitetit për hekurudhën për Durrës dhe projekte të tjera infrastrukturore.
“Për pesë vjet, ne mund ta kthejmë Kosovën në një zonë të gjallëruar ekonomike, me mijëra vende të reja pune cilësore”, tha kryeministri Hoti. Gjithashtu, ai theksoi se i kishte informuar odat ekonomike për programin investues dhe të mbështetjes ekonomike të BE-së për vendet e Ballkanit Perëndimor, ku Kosova zë vend qendror, sepse projektet janë dorëzuar në Komisionin Evropian dhe më 6 tetor pritet të bëhen publike./arbresh.info
Për herë të gjashtë radhazi, Drenasi shpallet kampion në Gra...
Vriten 5 gazetarë palestinezë në Gaza, po transmetonin live ...
U thirr sot në SPAK, Veliaj: Kurth i sajuar, jam denoncuar n...
Nottingham Foresti e mposht Tottenhamin, ngritët përkohësish...
Hovenier në takim lamtumirës me Kurtin: Me bashkëpunimin më ...
Fulham i jashtëzakonisht, merr fitore në frymën e fundit nda...