Google ADS

Hoti: Buxheti i vitit 2018 e kthen situatën para vitit 2015

12:26 | 5 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti  duke folur para deputetëve për projektligjin e buxhetit për vitin 2018 ka thënë se është për keqardhje që pas tri viteve të përmirësimit të buxhetit situata të kthehet në gjendjen sikurse para vitit 2015, shkruan arbresh.info.

“Është për keqardhje që pas tri viteve të përmirësimit të buxhetit, buxheti i vitit 2018 e kthen situatën para vitit 2015 ku ka pasur planifikim jo të mirë buxhetor”, ka thënë ai.

Hoti ka shpjeguar edhe arsyet se përse mendon se ky buxhet është për keqardhje.

“E para ky buxhet nuk buron dhe nuk ka lidhje me programin qeverisës 2017-2021. Ky është buxheti me rritjen më të vogël të të hyrave që kemi pasur vite me radhë, me këtë buxhet rritja e të hyrave është 6 për qind, ky buxhet dëmton bizneset dhe investimet që do të ndodhin në ekonomi” , ka thënë ai.

Sipas tij shumë projekt kapitale nuk janë të tilla, por vetëm se paraqiten ashtu.

Ai ka thënë se nuk do të ketë mundësi që të ketë rritje të pagave./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme