Ministri i Financave, Avdullah Hoti, ka bërë me dije se buxheti aktual prej 32 milionë eurosh do të jetë i pamjaftueshëm për pensionet e veteranëve të luftës së UÇK-së.
Ai ka thënë se duhet konsensus i plotë në shoqërinë e Kosovës për ta përballuar koston e veteranëve dhe kategorive të tjera të luftës së UÇK-së. Hoti u ka bërë thirrje institucioneve vendore për të gjetur një zgjidhje afatgjatë sa i përket buxhetit të veteranëve.
Ministri Hoti në një intervistë për “Epoka e Re” ka folur edhe për procesin e faljeve të borxheve publike, duke paralajmëruar se ligji nuk parasheh afat shtesë nëse nuk shlyhen borxhet.
Sipas Hotit, afati prej një viti është i mjaftueshëm për ata që kanë gatishmëri për ta shlyer një pjesë të borxhit dhe për të përfituar nga falja për pjesën e mbetur të borxhit.
Banorët këndojnë të gjithë së bashku këngën “Mora fjalë”
Disa nga banorët i zuri gjumi teksa zhvillohej ndeshja Shqip...
Sylvinhos s’i pëlqyen minutat e para të ndeshjes, hezi...
Trupat izraelite arrijnë pikën më të thellë në Liban që nga ...
Ismajli: Çekët kishin ardhur për barazim, kemi ndeshje me Uk...
Gresa, Leos: Me Lelën shkon drejt humnerës