Google ADS

Hoti: Buxheti, i dakorduar me FMN-në dhe Komisionin e BE-së

12:57 | 23 Nëntor 2016
Arbresh.info

Ministri i Financave, Avdullah Hoti u dha përgjigje kritikave dhe pyetjeve në Komisionin për Buxhet kur po diskutohej buxheti i vitit 2017 duke thënë se ky buxhet është i dakorduar me FMN dhe komisionin ndërkombëtar, transmeton arbresh.info.

“Të dy këto kanë thënë se është buxhet konservator por i qëndrueshëm. Në të gjithë sektorët buxheti është rritur. A është buxhet elektoral a jo është se si e shohim por meqenëse është aprovuar nga FMN atëherë se di si mund të themi këtë. Por mund të them se çdo vit buxheti është elektoral sepse përmbushen premtimet e realizuara dhe këto po i bëjmë”, tha Hoti./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme